☁️
Tiranë 8°C · Vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,001 ▲ +0.5% ETH $2,426 ▼ -0.11% XRP $1.3030 ▼ -0.54% SOL $104.4800 ▼ -0.68%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Islami: BIA ka ushtruar presion mbi qytetarët serbë gjatë zgjedhjeve

Gjatë procesit të fundit zgjedhor, është raportuar për ndikim dhe presion nga Beogradi ndaj komunitetit serb në Kosovë, me synim orientimin e votës në favor të Listës Serbe.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka deklaruar se institucionet e Serbisë kanë përdorur mekanizma shtetërorë për të ndikuar në sjelljen elektorale të qytetarëve serbë në Kosovë.

“Ndikimi i Beogradit në zgjedhjet e Kosovës: Presioni mbi komunitetin serb”, ka shkruar Islami.

Sipas tij, Agjencia Serbe e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) është aktivizuar në pikat kufitare, ku janë ndaluar dhe marrë në pyetje qytetarë serbë.

“Përmes ndalimit dhe marrjes në pyetje të dhjetëra qytetarëve serbë, ky aparat sigurie ushtroi presion të hapur mbi zërat kritikë dhe kundërshtarët e Listës Serbe”, thuhet në deklaratë.

Ai shton se qytetarëve u janë dhënë mesazhe paralajmëruese lidhur me mbështetjen e subjekteve opozitare serbe.

“Zyrtarët e BIA-s u dhanë mesazhe të qarta qytetarëve: çdo mbështetje për partitë opozitare serbe ose kundërshtim i vijës politike të Beogradit do të pasohej me pengesa dhe kufizime të lirisë së tyre të lëvizjes”, thuhet më tej.

Sipas Islamit ndërhyrjet e tilla synojnë të ndikojnë në proceset demokratike në Kosovë dhe të favorizojnë Lista Serbe si subjekt politik. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.