⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,753 ▲0.53%
DOW 52,649 ▲0.29%
NASDAQ 26,723 ▲1.13%
NAFTA 96.97 ▼0.87%
ARI 4,154 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,430 ▲ +2.43% ETH $2,508 ▲ +3.03% XRP $1.3781 ▲ +4.83% SOL $108.3800 ▲ +2.9%
S&P 500 7,753 ▲0.53 % DOW 52,649 ▲0.29 % NASDAQ 26,723 ▲1.13 % NAFTA 96.97 ▼0.87 % ARI 4,154 ▲0.27 % S&P 500 7,753 ▲0.53 % DOW 52,649 ▲0.29 % NASDAQ 26,723 ▲1.13 % NAFTA 96.97 ▼0.87 % ARI 4,154 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Bota

ITALI – Vetëm 11 vjeç ”protestuesi” më i ri gjatë trazirave

MILANO, 21 tetor /ATSH-ANSA/ – Karabinierët italianë kanë identifikuar dy të mitur të dyshuar për përfshirje në trazirat dhe plaçkitjet e ndodhura fundjavën e kaluar në qendër të Milanos, pamjet e të cilave u bënë virale në rrjetet sociale.

Sipas medieve italiane, më i riu i identifikuar është një 11-vjeçar italian, nxënës i vitit të dytë të shkollës së mesme, i cili u lokalizua në shkollën e tij në zonën Barona, në jugperëndim të qytetit.

I mituri dyshohet se të dielën ka hyrë në dyqanin ”Fusaro”, gjatë plaçkitjeve në qendër të Milanos.

Në një video të publikuar në Instagram, ai shfaqet duke dalë nga dyqani me disa rripa.

Personi tjetër i identifikuar është një 16-vjeçar nga Desio, në zonën e Brianzas, i cili ishte filmuar të shtunën me një kapelë të karabinierëve në kokë.

Ndaj 16-vjeçarit rëndojnë dyshimet për shkatërrim dhe plaçkitje, vjedhje dhe fyerje të Forcave të Armatosura.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale kanë ndihmuar në identifikimin e të miturve të përfshirë në ngjarjet që tronditën qendrën e Milanos gjatë fundjavës./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.