Avokati Gent Gjini dorëzon kallëzim penal ndaj Ivica Daçiqit, kërkon t’i ndalohet hyrja në Kosovë
Avokati nga Prizreni, Gent Gjini, dorëzoi kallëzim penal ndaj zëvendëskryeminstrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiq, lidhur me deklaratat e tij për ripushtimin e Kosovës dhe vendosjen e flamurit serb në Prizren.
Gjini vlerësoi se deklaratat e Daçiqit cenojnë Kosovën si shtet dhe mund të rrezikojnë sigurinë publike dhe rendin kushtetues.
“Kjo deklaratë e tillë është deklaratë që na cenon ne si popull, si shtet dhe si komb, dhe na rrezikon aq më tepër, pasi që bëhet fjalë për njërin numër dy dhe është shumë kollaj të themi ashtu edhe mund t’i lehtësoni objektivat dhe qëllimet e tyre”, tha Gjini.
Ai kërkoi që Daçiqit t’i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës, veçanërisht në komunat me shumicë serbe.
“E kam parë të arsyeshme dhe më se të nevojshme të hapet një denoncim penal ndaj Ivica Daçiqit, që këtij t’i ndalohet përfundimisht hyrja në territor të Kosovës, në veçanti për komunat pakicë serbe, ku vazhdimisht është synimi i tyre që t’i vizitojnë dhe të krijojnë anomali atje”, tha Gjini.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.