☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 91.68 ▲1.39%
ARI 4,211 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $83,993 ▲ +0.2% ETH $2,707 ▲ +0.41% XRP $1.4932 ▼ -1.28% SOL $117.8800 ▼ -1.41%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 91.68 ▲1.39 % ARI 4,211 ▲0.58 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 91.68 ▲1.39 % ARI 4,211 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Kosova

Islami: Kosova po shndërrohet në kartën kryesore elektorale në Serbi

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka komentuar arrestimin e dy personave në Serbi, të dyshuar për spiunazh në favor të shërbimeve të inteligjencës së Shqipërisë dhe Kosovës, duke e ndërlidhur rastin me zhvillimet politike në Serbi.

BIA serbe njoftoi më 29 shtator për arrestimin e D.C., 46-vjeçare nga Shillova e Gjilanit, në Vranjë, dhe N.P., 50-vjeçare nga Jagodina. Autoritetet serbe pretendojnë se ato u kanë përcjellë të dhëna për pjesëtarë aktivë të BIA-s shërbimeve të inteligjencës së Shqipërisë, AKI-së dhe Njësisë së Inteligjencës së Policisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Islami ka deklaruar se Kosova po përdoret gjithnjë e më shumë në diskursin politik në Serbi.

“Sa më shumë që afrohen zgjedhjet në Serbi, Kosova po shndërrohet në kartën kryesore elektore jo vetëm për pushtetin e Vuçiqit, por edhe për opozitën dhe organizatat studentore në Beograd”, ka shkruar Islami.

Sipas tij, përdorimi i Kosovës si instrument për fushata elektorale në Serbi tashmë ka përfshirë edhe aparatin e sigurisë.

“Përdorimi i Kosovës si instrument për fushata elektore në Serbi ka marrë përmasa të reja, duke përfshirë kësaj radhe edhe aparatin e sigurisë”, ka thënë ai.

Islami e ka cilësuar arrestimin e dy personave si tentativë të BIA-s për të rikuperuar, sipas tij, reputacionin e këtij institucioni përballë Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

“Arrestimi i dy qytetareve të komunitetit serb në Vranjë dhe Jagodinë nën dyshimet për spiunazh po shihet si një tentativë e dëshpëruar e Agjencisë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA) për të rikuperuar reputacionin e humbur përballë Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI)”, ka shkruar eksperti i sigurisë.

Ai ka pretenduar se gjatë vitit të kaluar dhe përgjatë këtij viti BIA ka pasur “dështime të njëpasnjëshme operative” në raport me AKI-në në Kosovë.

“Burime brenda sektorit të sigurisë bëjnë me dije se BIA ka humbur një numër të bashkëpunëtorëve dhe agjentësh të saj në territorin e Kosovës, të cilët janë zbuluar dhe neutralizuar me sukses nga shërbimi inteligjent kosovar. Kjo ka krijuar një krizë të thellë kredibiliteti për strukturat e sigurisë në Beograd”, ka deklaruar Islami.

Duke iu referuar rastit të fundit, ai ka thënë se arrestimi i dy qytetareve serbe synon, sipas vlerësimit të tij, krijimin e një “balance artificiale” dhe paraqitjen e një suksesi para udhëheqjes politike serbe.

“Sipas mediave në Serbi, të cilat citojnë agjencinë Tanjug, ato dyshohet se kanë grumbulluar dhe dorëzuar të dhëna për pjesëtarë aktivë të BIA-s te strukturat e inteligjencës së Kosovës dhe Shqipërisë”, ka shkruar ai.

Islami ka veçuar edhe faktin se njëra prej të arrestuarave është nga Shillova e Gjilanit, duke thënë se shtrirja e operacionit në Vranjë, sipas tij, i jep rastit një dimension të sigurisë në zonën kufitare Serbi-Kosovë.

“Fakti që njëra nga të arrestuarat është me origjinë nga Shillova e Gjilanit dhe operacioni është shtrirë në Vranjë, konfirmon se Beogradi po përpiqet t’i japë rastit një dimension të rrezikshëm sigurie në brezin kufitar Serbi-Kosovë”, ka deklaruar Islami.

Në fund, ai ka thënë se aksioni i BIA-s duhet parë në kontekstin e përplasjes së pretenduar mes dy shërbimeve inteligjente.

“Ky aksion i fundit tregon se përballë profesionalizmit të AKI-së, Beogradi zyrtar nuk ka mbetur me asnjë armë tjetër përveç inskenimeve mediatike për konsum të brendshëm politik”, ka shkruar Islami. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.