☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,732 ▼0.94%
DOW 51,607 ▼0.12%
NASDAQ 26,835 ▼1.36%
NAFTA 94.99 ▲0.9%
ARI 4,106 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,741 ▼ -1.92% ETH $2,436 ▼ -2.98% XRP $1.3324 ▼ -2.65% SOL $104.2000 ▼ -2.74%
S&P 500 7,732 ▼0.94 % DOW 51,607 ▼0.12 % NASDAQ 26,835 ▼1.36 % NAFTA 94.99 ▲0.9 % ARI 4,106 ▼1.72 % S&P 500 7,732 ▼0.94 % DOW 51,607 ▼0.12 % NASDAQ 26,835 ▼1.36 % NAFTA 94.99 ▲0.9 % ARI 4,106 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Kosova

Islami kritikon deklaratat e Petkoviqit: Pretendon se po ushtrohet “terror institucional” ndaj serbëve

Islami përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Petkoviq ka vazhduar me akuzat ndaj institucioneve të Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, duke pretenduar se po ushtrohet “terror institucional” ndaj komunitetit serb, veçanërisht pas arrestimit të shtatë drejtuesve të institucioneve serbe.

“Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petković, ka vazhduar me reagimet e tij lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit. Ai ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti për, siç e quan ai, ‘terror institucional’ ndaj serbëve në Kosovë, veçanërisht pas arrestimit të shtatë drejtuesve të institucioneve serbe”, ka shkruar ai.

Islami tutje tha se Petkoviq përpiqet vazhdimisht ta paraqesë Listën Serbe si përfaqësuesen e vetme legjitime të komunitetit serb në Kosovë.

“Në të njëjtën kohë, ai ka intensifikuar sulmet politike ndaj Nenad Rashiq, të cilin e cilëson si bashkëpunëtor të Kurtit dhe tradhtar të interesave serbe. Kjo retorikë lidhet me faktin se Rashiq konsiderohet një sfidë politike për Listën Serbe, pasi ai përfaqëson një alternativë politike serbe që bashkëpunon me institucionet e Kosovës. Për pasojë, diskursi ndaj tij është bërë gjithnjë e më agresiv, me synimin për ta delegjitimuar para elektoratit serb”, ka shkruar Islami ndër të tjera në Facebook. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.