ITALI – Alarm i rremë për bombë në selinë e kryeministrisë
ROMË, 12 nëntor /ATSH-ANSA/ – Një tjetër valë email-esh me kërcënime për bombë në Palazzo Chigi dhe kërkesë për dorëheqjen e kryeministres Giorgia Meloni është regjistruar gjatë orëve të fundit në adresat elektronike me domenin e Ministrisë së Arsimit në Itali.
Sipas burimeve nga selia e qeverisë, bëhet fjalë për një tjetër alarm të rremë, për të cilin nuk janë aktivizuar kontrolle, pasi nuk ka asnjë sinjal konkret që të tregojë se kërcënimi është real.
Përveç email-eve të dërguara, nuk ka asnjë element specifik që të dëshmojë ekzistencën e një rreziku konkret./ a.jor.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.