☁️
Tiranë 23°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,486 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 85.98 ▼0.64%
ARI 3,954 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $73,314 ▼ -0.95% ETH $2,041 ▼ -0.9% XRP $1.0447 ▼ -1.39% SOL $82.8300 ▼ -1.31%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.98 ▼0.64 % ARI 3,954 ▼1.17 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.98 ▼0.64 % ARI 3,954 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Kosova

​Rrustem Mustafa insiston në marrëveshje politike mes PDK-së dhe Vetëvendosjes

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka ritheksuar nevojën për një marrëveshje politike ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e ka cilësuar si “koalicion për shtet”.

Në deklarimet jashtë rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës, Mustafa tha se vazhdon të mbështesë idenë e bashkëpunimit ndërmjet dy subjekteve politike, pavarësisht kundërshtimeve që, sipas tij, ekzistojnë ndaj një marrëveshjeje të tillë.

Lexoni të plotë fjalimin e tij:

Bashkëpunimi për shtetin: PDK – VV.

Më mirë sot se nesër. Përgjegjësia ndaj vendit kërkon guxim, vullnet politik dhe veprim në kohën e duhur.

Kosova, gjatë tri viteve të fundit, është përballur me sfida serioze politike, institucionale dhe ndërkombëtare.

Tri palë zgjedhje brenda gjashtëmbëdhjetë muajve, bllokadat institucionale dhe përplasjet e vazhdueshme politike kanë marrë kohë dhe energji që duhej t’ua kushtonim zhvillimit të vendit.

Sot institucionet janë funksionale, por sfidat nuk kanë përfunduar.

Integrimi evropian, marrëdhëniet me aleatët tanë, siguria, dialogu me Serbinë dhe zhvillimi ekonomik kërkojnë përgjegjësi dhe vendimmarrje.

Në këto rrethana, duhet ta shtrojmë një pyetje: A duhet që dallimet tona partiake të na pengojnë të bashkëpunojmë për interesat e Republikës?

16 shtatori ishte një moment i rëndë për Kosovën. Aktgjykimi ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së na vendosi përballë një sfide të madhe juridike, historike dhe politike.

Si ish-luftëtar i UÇK-së, besoj se kjo çështje kërkon unitet, mbështetje juridike dhe angazhim diplomatik, gjithmonë duke respektuar pavarësinë e drejtësisë dhe të drejtën e apelimit.

Por uniteti nuk duhet të përfundojë me këtë çështje.

Pikërisht për këtë kam propozuar bashkëpunimin ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, atë që e kam quajtur Koalicion për Normalitet.

E di se ka kundërshtime.

Disa thonë se një koalicion i tillë do t’ia zgjaste jetën politike Albin Kurtit dhe se ai duhet të sfidohet në zgjedhje.

E respektoj këtë qëndrim.

Por unë besoj se konkurrenca politike dhe përgjegjësia shtetërore nuk duhet ta përjashtojnë njëra-tjetrën.

Bashkëpunimi nuk nënkupton amnisti politike.

Nuk nënkupton harrimin e gabimeve, heqjen dorë nga kritika apo mungesën e llogaridhënies.

Një marrëveshje duhet të ketë objektiva të qarta, përgjegjësi dhe rezultate të matshme.

Nuk kërkoj që partitë të heqin dorë nga identiteti i tyre.

Kërkoj që të diskutojmë nëse ekzistojnë interesa madhore për të cilat mund të marrim përgjegjësi së bashku.

Sepse partitë konkurrojnë për pushtet, por institucionet ekzistojnë për t’i shërbyer Republikës.

Dallimet politike do të mbeten.

Por, a do të arrijmë t’i menaxhojmë ato pa e penguar përparimin e shtetit?. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.