☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 96.85 ▼2.19%
ARI 4,198 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,860 ▲ +1.42% ETH $2,436 ▲ +1.07% XRP $1.3162 ▲ +1.76% SOL $105.8600 ▲ +2.46%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 96.85 ▼2.19 % ARI 4,198 ▲0.41 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 96.85 ▼2.19 % ARI 4,198 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Bota

ITALI – Dita e dytë e protestave të dhunshme në Milano, arrestohen 160 persona

ROMË, 19 tetor /ATSH-ANSA/- Në qytetin verior italian të Milanos shpërthyen trazira të dhunshme për të dytën ditë radhazi. Të rinj me fytyra të mbuluara thyen xhamat e dyqaneve dhe grabitën dyqane e supermarkete.

Të rinjtë, shumica të veshur me të zeza, sulmuan bizneset përreth sheshit qendror “Piazza del Duomo” (Sheshi i Katedrales).

Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji, ndërsa ndaloi të paktën 160 persona. Sipas raportimit, rreth 80% e tyre ishin të mitur.

Përplasje të rënda ndodhën të shtunën edhe në Milano dhe në qytete të tjera të mëdha italiane, në periferi të protestave paqësore kundër kostos së lartë të jetesës.

Mediet italiane i krahasuan ngjarjet me trazirat e dhunshme në Francë.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thirrur sot një takim me zyrtarët e sigurisë, në zyrën e saj në Romë.

“Kam thirrur për nesër një takim për rendin publik në “Palazzo Chigi”, për të vlerësuar situatën dhe për të diskutuar masa të tjera kundër atyre që shfrytëzojnë protestat e ligjshme për të nxitur dhunë dhe kaos”, tha Meloni më herët. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.