ITALI – Erdogan hedh poshtë çdo mundësi, përveç anëtarësimit në BE
“Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet që i ka bërë Turqisë”, theksoi presidenti turk, i cili ka mbëtur dje në mbrëmje në Romë për një vizitë 24-orëshe që do të vijojë sot nga takimet me papa Françeskun, presidentin dhe kryeministrin italian si dhe ndërmarrës të mëdhenj të vendit.
“BE-ja po bllokon hyrjen në negociata dhe po lë të kuptohet se mungesa e progresit në negociata varet nga ne. Kjo është e padrejtë. Gjithashtu siç është dhe fakti që disa vende të BE-së shprehin për ne mundësi të tjera në vend të anëtarësimit”, shtoi ai në intervistën për të përditshmen italiane.
Në fillim të janarit, presidenti francez, Emmanuel Macron i kishte propozuar presidentit turk, të pritur në Paris, një “partneritet” me BE-në në mungesë të një anëtarësimi.
“Ne dëshirojmë një anëtarësim të plotë në Evropë. Mundësitë e tjera nuk na kënaqin”, shprehu me keqardhje Erdogan.
Presidenti turk përmendi gjithashtu rolin e rëndësishëm të luajtur nga Turqia për çështjen migratore.
“Ne jemi të rëndësishëm për të ndaluar migrantët, të cilët nga Lindja nisen drejt Evropës dhe gjithahstu për të garantuar stabilitet dhe siguri në Evropë”, theksoi ai.
“Përpjekjen tonë më të madhe ja dedikojmë luftës kundër organizatave terroriste si PKK, YPG dhe Shteti Islamik”, shtoi Erdogan.
“Forcat e ushtrisë turke nuk janë në Afrime për të luftuar grupet kurde të armatosura. Ne nuk kemi probleme me kurdët sirianë. Ne luftojmë vetëm terroristët dhe këtë kemi të drejtë ta bëjmë”, nënvizoi Erdogan duke përsëritur se Turqia nuk kërkon anjë pjesë territoriale në Siri.
Me rastin e vizitës së parë të një presidenti turk në 59 vjet, Erdogan përshëndeti papa Françeskun për kundërshtimin e vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.