ITALI – Flakët përfshijnë 20 shtëpiza në kampingun “Bella Italia”, 24 persona të lënduar
VERONA 4 tetor /ATSH- ANSA/ – Një zjarr i madh ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të sotëm kampingun “Bella Italia” në Peschiera del Garda, në provincën e Veronës.
Alarmi është dhënë pak para orës 06:00, ndërsa ndërhyrja e forcave të emergjencës vijon ende, megjithëse flakët tashmë janë vënë nën kontroll.
Kampingun e frekuentonin turistë dhe në momentin e zjarrit kishte persona brenda.
Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë përfshirë rreth 20 shtëpiza të lëvizshme.
Nga zjarri raportohet se janë lënduar 24 persona: një në gjendje të rëndë, i klasifikuar me kod të kuq, shtatë me kod të verdhë dhe 16 me kod të gjelbër.
Në operacionin e shpëtimit janë angazhuar rreth 20 zjarrfikës me pesë automjete, ndërsa shërbimi mjekësor i urgjencës Suem 118 ka ndërhyrë me gjashtë automjete.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.