FOKUS – Merz mbërrin në Kiev në një vizitë të paparalajmëruar
KIEV, 4 tetor /ATSH -ANSA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz ka mbërritur sot në Kiev, në një vizitë të paparalajmëruar, bënë të ditur për AFP burime qeveritare në Berlin.
Merz, Gjermania e të cilit është ndër mbështetësit kryesorë të Ukrainës në luftën me Rusinë, shoqërohet gjatë vizitës nga ministrja e Ekonomisë, Katherina Reiche.
“Erdha sot në Kiev sepse Ukraina ka nevojë për gjithë mbështetjen tonë në javët e ardhshme”, deklaroi Merz në një komunikatë të publikuar pas mbërritjes në kryeqytetin ukrainas.
Vizita synon të shprehë mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën në konfliktin me Rusinë. “Nëse Rusia nuk ndalet, makineria e saj e luftës herët a vonë do të drejtohet kundër nesh”, u shpreh kancelari gjerman.
Merz tha se gjatë takimit me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i përcjellë mesazhin se Ukraina mund të vazhdojë të llogarisë në ndihmën gjermane.
“Do t’i them sot Presidentit Volodymyr Zelensky: ‘Mund të vazhdoni të mbështeteni te ndihma jonë’”, deklaroi ai.
Kancelari gjerman theksoi g. /os/jithashtu rëndësinë e bashkëpunimit mes kompanive gjermane dhe ukrainase, veçanërisht në kuadër të mbështetjes për Ukrainën.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.