Përplasi për vdekje me motor 75-vjeçaren, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e 3 tetorit në Tiranë, ku një 75-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një motomjet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:35 në Rrugën e Dibrës. Sipas Policisë, motomjeti që drejtohej nga 20-vjeçari Eri Markaj ka aksidentuar këmbësoren Shpëtime Muça, 75 vjeçe.
E plagosura u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo ndërroi jetë rreth orës 22:40.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar edhe drejtuesi i motomjetit, Eri Markaj, i cili ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.