⛈️
Tiranë 21°C · Stuhi 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.88 ▼0.67%
ARI 4,209 ▲1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,644 ▼ -0.56% ETH $2,502 ▼ -2.58% XRP $1.4000 ▼ -1.12% SOL $110.4100 ▼ -4.15%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.88 ▼0.67 % ARI 4,209 ▲1.26 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.88 ▼0.67 % ARI 4,209 ▲1.26 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Bota

Itali, grabiten 30 mijë shishe verë me vlerë 5 milionë euro në kantinën Antinori

– Rreth 30 mijë shishe verë të cilësisë së lartë, me një vlerë të përllogaritur prej 5 milionë eurosh, janë grabitur në kantinën e kompanisë së njohur italiane “Marchesi Antinori”, në Cortona, në provincën e Arezzos, në Toskanë.

Sipas mediave italiane, grabitja konsiderohet si një nga më të mëdhatë e këtij lloji në Itali. Mes shisheve të vjedhura janë verërat e njohura Solaia, Tignanello dhe Guado al Tasso, të gjitha të prodhimit të vitit 2023. Mes tyre, rreth 10 mijë shishe i përkasin markës Solaia.

Grabitja dyshohet se është kryer natën e së dielës, më 4 tetor, nga një grup prej të paktën shtatë personash. Autorët kanë çaktivizuar sistemin e alarmit dhe kanë nxjerrë jashtë funksionit kamerat e sigurisë, përpara se të hynin në kantinë me dy kamionë.

Për të ngarkuar shishet, ata kanë përdorur edhe mjetet ngritëse të kompanisë. Vjedhja u zbulua vetëm të hënën në mëngjes, kur punonjësit konstatuan mungesën e ngarkesës.

Administratori i përgjithshëm i kompanisë, Renzo Cotarella, deklaroi se bëhet fjalë për një grup të mirëorganizuar, duke mos përjashtuar mundësinë që të njëjtët persona të jenë përfshirë edhe në grabitje të tjera të kantinave italiane gjatë muajve të fundit.

Sipas kompanisë, vlera e lartë e verërave dhe prodhimi i kufizuar i disa etiketave mund ta bëjnë të vështirë shitjen e tyre pa ngjallur dyshime.

“Marchesi Antinori” po informon klientët në mbarë botën për vjedhjen dhe u bën thirrje të tregojnë kujdes ndaj ofertave jashtë kanaleve zyrtare të shitjes, pasi shishet mund të jenë pjesë e mallit të grabitur. Ndërkohë, autoritetet po hetojnë ngjarjen për identifikimin e autorëve dhe gjurmimin e verërave të vjedhura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.