🌦️
Tiranë 22°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.60 ▼0.97%
ARI 4,210 ▲1.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,699 ▼ -0.15% ETH $2,501 ▼ -2.16% XRP $1.4001 ▼ -0.53% SOL $110.3600 ▼ -3.72%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.60 ▼0.97 % ARI 4,210 ▲1.27 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.60 ▼0.97 % ARI 4,210 ▲1.27 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Bota

ITALI – Verërat luksoze në shënjestër të grabitësve, zhduken 30 mijë shishe nga kantina Antinori

ARECO, 9 tetor /ATSH -ANSA/ -Një grabitje me vlerë rreth 5 milionë euro ka ndodhur në kantinën e verërave Marchesi Antinori në Cortona, në provincën e Arezzos, Itali, ku një grup prej të paktën shtatë personash dyshohet se ka vjedhur rreth 30 mijë shishe verë të cilësisë së lartë.

Sipas raportimeve të “Corriere della Sera” dhe “Financial Times”, bëhet fjalë për një nga vjedhjet më të mëdha të regjistruara ndonjëherë në Itali në sektorin e verërave. Mes shisheve të vjedhura janë verërat e njohura Solaia, Tignanello dhe Guado al Tasso, të gjitha të prodhimit të vitit 2023.

Autorët dyshohet se kanë çaktivizuar sistemin e alarmit dhe kanë nxjerrë jashtë funksionit kamerat e sigurisë. Të dielën e kaluar, ata kanë hyrë në kantinë me dy kamionë dhe kanë përdorur pirunët ngritës të kompanisë për të ngarkuar shishet.

Vjedhja u zbulua vetëm të hënën në mëngjes, kur punonjësit mbërritën në vendin e punës dhe konstatuan zhdukjen e verërave.

Administratori i deleguar i Marchesi Antinori, Renzo Cotarella, e cilësoi operacionin si vepër të një bande shumë të përgatitur, duke ngritur dyshimet se mund të bëhet fjalë për të njëjtët persona që kanë goditur kantina të tjera në Itali gjatë muajve të fundit.

Sipas tij, në Itali nuk është regjistruar më parë një vjedhje e përmasave dhe e vlerës së tillë në këtë sektor.

Dyshohet se ngarkesa mund t’u shitet koleksionistëve ose pronarëve të lokaleve, por shitja e verërave të tilla mund të ngjallë dyshime. Veçanërisht për verën Solaia, prodhimi vjetor i së cilës është vetëm rreth 60–70 mijë shishe.

Për këtë arsye, kompania ka nisur të informojë klientët në mbarë botën, duke i paralajmëruar që të tregojnë kujdes ndaj ofertave jashtë kanaleve zyrtare të shitjes.

“Shpresojmë ende që të arrijmë ta gjejmë verën. Dy kamionë nuk mund të zhduken thjesht pa lënë gjurmë”, deklaroi Cotarella për “Financial Times”.

Kompania synon gjithashtu të mbrojë tregun dhe blerësit e mundshëm, duke i paralajmëruar për shishet që mund të ofrohen nga burime të pazakonta dhe me çmime joshëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.