🌦️
Tiranë 22°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.67 ▼0.9%
ARI 4,208 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,512 ▼ -0.24% ETH $2,495 ▼ -2.34% XRP $1.3903 ▼ -1% SOL $109.7300 ▼ -4.15%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.67 ▼0.9 % ARI 4,208 ▲1.22 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.67 ▼0.9 % ARI 4,208 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Bota

MEKSIKË – Përleshje në burg, 10 të vdekur dhe 16 të plagosur, mes viktimave edhe një fëmijë

– Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur pas një përleshjeje në burgun “El Castillo”, në qytetin Mazatlan, në shtetin e Sinaloas të Meksikës, raportoi “Reuters”.

Ngjarja ndodhi dje gjatë orarit të vizitave familjare.

Sipas autoriteteve vendase, mes viktimave janë nëntë të burgosur dhe një familjar që kishte shkuar për vizitë në institucion.

Sipas raportimeve të medieve meksikane, viktima e mitur ishte një fëmijë dyvjeçar.

Të 16 personat e plagosur janë të burgosur dhe janë dërguar për të marrë trajtim mjekësor, njoftuan autoritetet.

Pas përleshjes, forcat e ushtrisë, Gardës Kombëtare, marinës dhe strukturave të sigurisë së shtetit, ndërhynë për të rivendosur rendin në burg.

Autoritetet konfirmuan se situata ishte vënë nën kontroll.

Vizitat në burg u pezulluan përkohësisht, ndërsa autoritetet nisën hetimet për të përcaktuar shkaqet e përleshjes dhe rrethanat e vdekjes së dhjetë personave.

Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkakun e saktë të dhunës dhe mënyrën se si humbën jetën viktimat. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.