🌦️
Tiranë 22°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.60 ▼0.97%
ARI 4,210 ▲1.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,699 ▼ -0.15% ETH $2,501 ▼ -2.16% XRP $1.4001 ▼ -0.53% SOL $110.3600 ▼ -3.72%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.60 ▼0.97 % ARI 4,210 ▲1.27 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.60 ▼0.97 % ARI 4,210 ▲1.27 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Bota

NJU JORK – Agjentët e ICE-s plagosin një 28-vjeçar, ndizen protesta dhe përplasje

– Një agjent i Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) qëlloi dhe plagosi një 28-vjeçar nga Republika Dominikane, gjatë një operacioni arrestimi dje në Nju Jork. Në automjetin e tij ndodhej edhe djali pesëvjeçar, i cili nuk pësoi lëndime, raportoi “CBS News”.

Sipas komisioneres së Policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch, burri, i identifikuar nga autoritetet si Oscar Belgal, po parkonte automjetin kur një agjent federal me rroba civile iu afrua nga ana e shoferit me armën e nxjerrë. Një agjent i dytë iu afrua gjithashtu automjetit.

Tisch tha se automjeti lëvizi përpara dhe, sipas provave paraprake të mbledhura nga policia, të paktën njëri prej agjentëve qëlloi shtatë herë. Burri u plagos në qafë, poshtë veshit të majtë, dhe u dërgua në spital me plagë që nuk konsideroheshin kërcënuese për jetën.

Kamerat e sigurisë së policisë regjistruan disa nga lëvizjet e automjetit dhe afrimin e agjentëve, por nuk filmuan momentin e të shtënave.

Policia e Nju Jorkut bëri të ditur se nuk ishte e përfshirë në operacionin e ICE-së. Efektivët ndërhynë pasi dëgjuan të shtënat dhe ndihmuan në transportimin e të plagosurit në spital. Sipas komisioneres Tisch, fëmija u gjet i palënduar dhe iu dorëzua një familjari.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së (DHS), institucioni që mbikëqyr ICE-në, deklaroi se agjentët po kryenin një operacion të posaçëm për arrestimin e një shtetasi nga Republika Dominikane, të cilin e përshkroi si emigrant pa dokumentacion të rregullt dhe me precedentë penalë.

Sipas DHS-së, burri kishte një dënim të mëparshëm për vjedhje të rëndë dhe disa arrestime të tjera, përfshirë për sulm, grabitje dhe vepra që lidhen me drogën dhe armët. Departamenti pretendoi gjithashtu se ai kishte lidhje me bandën Trinitarios.

Komisionerja Tisch tha se burri ishte arrestuar në vitin 2023 për një akuzë grabitjeje, çështje që përfundoi me pranimin e fajësisë për një vepër më të lehtë, të lidhur me vjedhjen. Ai ishte arrestuar gjithashtu në vitin 2025 për një akuzë që lidhej me shitjen e lëndëve të kontrolluara, çështje e cila, sipas raportimit të “CBS News”, ishte ende në shqyrtim.

Megjithatë, rrethanat e sakta që çuan në përdorimin e armës nuk janë sqaruar plotësisht. Ndërsa DHS-ja tha se operacioni kishte për objektiv arrestimin e burrit, burime të cituara nga “CBS News” raportuan se informacionet paraprake, sugjeronin se personi i qëlluar mund të mos ishte objektivi fillestar i arrestimit.

FBI-ja dhe Shërbimi i Hetimeve të Sigurisë Kombëtare (HSI) u përfshinë në hetimin e ngjarjes, sipas autoriteteve.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, e dënoi aktin, duke e cilësuar situatën si jashtëzakonisht serioze dhe të papranueshme.

Ai tha se kishte zhvilluar biseda telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe sekretarin e Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, për të kërkuar ndërprerjen e operacioneve të zbatimit të ligjit për imigracionin në qytet, si dhe lirimin e burrit të plagosur. Sipas Mamdani, përpjekjet për të siguruar lirimin e tij nuk patën sukses.

Kryebashkiaku kritikoi gjithashtu mënyrën e ndërhyrjes së agjentëve, duke vënë në dukje se ata mbanin jelekë të ngjashëm me ata të punëtorëve të ndërtimit dhe maska, çka e bënte më të vështirë identifikimin e tyre.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, kërkoi nga autoritetet federale një shpjegim të plotë dhe transparent për atë që ndodhi. Ajo shprehu shqetësim për të shtënat dhe kërkoi që rrethanat e incidentit të sqarohen pa vonesë.

Protesta pranë vendngjarjes dhe spitalit

Ngjarja shkaktoi reagime të forta nga aktivistët për të drejtat e emigrantëve dhe përfaqësues të zgjedhur vendorë. Protestuesit u mblodhën fillimisht pranë vendit ku ndodhën të shtënat dhe më pas u drejtuan drejt spitalit “NewYork-Presbyterian Allen”, ku po trajtohej burri.

Sipas “CBS News”, disa protestues bllokuan automjetet e policisë dhe goditën karroceritë e tyre. Policia vendosi barriera pranë spitalit për të shpërndarë turmën. Gjithashtu u raportua për përplasje mes protestuesve dhe policisë pranë spitalit.

Demonstruesit shprehën shqetësim për sigurinë e komuniteteve të emigrantëve dhe kundërshtuan mënyrën e zhvillimit të operacioneve të ICE-së.

Ngjarja ka rritur tensionet mes drejtuesve të qytetit të Nju Jorkut dhe autoriteteve federale për mënyrën e zbatimit të politikave të imigracionit, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim të hetimit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.