🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.79 ▲1.12%
ARI 4,184 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,416 ▲ +0.61% ETH $2,511 ▼ -0.08% XRP $1.3705 ▲ +0.32% SOL $107.1600 ▼ -0.93%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.79 ▲1.12 % ARI 4,184 ▼0.15 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.79 ▲1.12 % ARI 4,184 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Bota

ITALI – Istat: Çmimet e konsumit u rritën me 63% nga viti 2000 deri në vitin 2025

ROMË, 13 tetor /ATSH -ANSA/ – Çmimet e konsumit në Itali u rritën mesatarisht me 63% në periudhën 2000-2025, por ndryshimet janë të konsiderueshme sipas kategorive të mallrave dhe shërbimeve. Rritja më e madhe u regjistrua për banesat dhe shërbimet utilitare, ndërsa çmimet e mallrave dhe shërbimeve që lidhen me informacionin dhe komunikimin pësuan rënie.

Të dhënat publikohen në raportin “Storie di dati” të Institutit Italian të Statistikave (Istat), i cili analizon ecurinë e çmimeve të konsumit gjatë 25 viteve të fundit.

Sipas raportit, çmimet për banesat dhe shërbimet utilitare u rritën me 119%. Brenda kësaj kategorie, faturat e energjisë elektrike dhe gazit shënuan një rritje prej 145%, ndërsa qiratë u shtrenjtuan me 51%, pak më pak se mesatarja e përgjithshme.

Ndër kategoritë me rritjen më të lartë të çmimeve renditen pijet alkoolike dhe duhani, me 115%, të ndjekura nga shërbimet financiare dhe të sigurimit, me 107%, si dhe produktet ushqimore dhe pijet, me 87%.

Gjithashtu, çmimet e shërbimeve të akomodimit dhe restoranteve u rritën me 86% gjatë 25 viteve, një tendencë e lidhur edhe me zgjerimin e turizmit.

Ndërkohë, veshjet u shtrenjtuan me 41%, ndërsa çmimet në sektorin e shëndetësisë u rritën me 16%.

Në kategorinë e transportit, rritja e përgjithshme ishte 78%

. Çmimet e automjeteve u rritën me 53%, shërbimet e transportit me 71%, ndërsa karburantet u shtrenjtuan me 147%. Për arsimin, rritja e çmimeve ishte më e kufizuar, në nivelin 25%.

Në të kundërt, mallrat dhe shërbimet që lidhen me informacionin dhe komunikimin shënuan një rënie prej 58%.

Raporti i Istat thekson se ndryshimet e çmimeve pasqyrojnë jo vetëm evoluimin e zakoneve të konsumit, por edhe ndryshimet në kostot e prodhimit, rritjen e produktivitetit dhe ndikimin e konkurrencës ndërkombëtare.

Ndryshimet e çmimeve gjatë 70 viteve

Sipas të dhënave të Istat, në periudhën 1955-2025, çmimet e mallrave u rritën 30 herë, ndërsa ato të shërbimeve u rritën 60 herë.

Instituti ka krahasuar gjithashtu fuqinë blerëse të pesë eurove në vitin 2025 me atë të një shume ekuivalente në vitin 1926, duke evidentuar ndryshime të rëndësishme në sasinë e produkteve ushqimore që mund të blihen.

Me pesë euro, në vitin 1926 mund të bliheshin 5,5 kilogramë patate, ndërsa në vitin 2025 vetëm tre kilogramë.

Në të kundërt, sasia e sheqerit që mund të blihet me të njëjtën shumë u rrit nga pak më shumë se 700 gramë në vitin 1926 në 3,94 kilogramë në vitin 2025.

Edhe për makaronat e thata nga gruri i fortë, fuqia blerëse është rritur: nga 1,3 kilogramë në vitin 1926 në gati tre kilogramë në vitin 2025.

Në vitin 1926, sheqeri kushtonte pothuajse 2,5 herë më shumë se buka, ndërsa në vitin 2025 çmimi i tij ishte më pak se një e treta e çmimit të bukës.

Për vezët, me shumën ekuivalente me pesë euro mund të blihen sot 2,48 paketime me nga gjashtë vezë, kundrejt 1,22 paketimeve në vitin 1926

. Ndërsa për mishin e viçit, sasia e blerë me të njëjtën shumë ka rënë nga 340 gramë në 230 gramë.

Të dhënat tregojnë se, megjithëse çmimet kanë ndryshuar ndjeshëm gjatë dekadave, evolucioni i fuqisë blerëse ka qenë i ndryshëm për secilin produkt, në varësi të kostove të prodhimit, produktivitetit dhe zhvillimit të tregjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.