🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.79 ▲0.69%
ARI 4,184 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,444 ▲ +1% ETH $2,510 ▲ +0.69% XRP $1.3677 ▲ +0.94% SOL $106.9300 ▼ -0.37%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.79 ▲0.69 % ARI 4,184 ▲0.17 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.79 ▲0.69 % ARI 4,184 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
14 Tet 2026
Breaking
Bota

ROMË – Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e papës Leone XIV, konfirmohet tumori në mushkëri

ROMË, 13 tetor /ATSH-ANSA/- Ekzaminimi i menjëhershëm i indit të marrë gjatë operacionit konfirmoi diagnozën e një adenokarcinome pulmonare, një lloj kanceri që zhvillohet në qelizat gjëndrore të mushkërisë.

Kjo diagnozë ishte dyshuar edhe nga ekzaminimet e kryera para operacionit, thuhet në buletinin mjekësor të publikuar pas ndërhyrjes kirurgjikale të papë Leone XIV.

Siç ishte planifikuar, papa Leone iu nënshtrua një operacioni në kraharor.

Për të hequr plotësisht pjesën e mushkërisë ku ndodhej tumori, mjekët hoqën lobin e poshtëm të mushkërisë së djathtë, duke përdorur një teknikë kirurgjikale me ndihmën e kamerës, e cila mundëson kryerjen e ndërhyrjes përmes prerjeve të vogla.

Sipas mjekëve, Luigi Carbone dhe Stefano Margaritora, pas operacionit papa Leone u zgjua normalisht dhe, pas një periudhe të shkurtër vëzhgimi, u kthye në dhomën e tij të spitalit.

Papa Leone qëndroi rreth tri orë në sallën e operacionit, ndërsa ndërhyrja kirurgjikale zgjati rreth 90 minuta.

“Operacioni përfundoi me sukses dhe nuk pati komplikime”, thuhet në buletinin mjekësor.

Edhe zyra e shtypit e Vatikanit konfirmoi se ndërhyrja në mushkëri përfundoi me sukses, sipas planit dhe brenda kohës së parashikuar.

Papa Leone ndodhet në spitalin “Gemelli” të Romës, ku iu nënshtrua ndërhyrjes gjatë pasdites së sotme, për heqjen e një nyjeje të vogël në mushkëri, e zbuluar gjatë një kontrolli rutinë shëndetësor. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.