🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 94.66 ▼16.19%
ARI 4,809 ▲2.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,533 ▲ +4.31% ETH $2,244 ▲ +6.82% XRP $1.3802 ▲ +5.27% SOL $84.5500 ▲ +6.22%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 94.66 ▼16.19 % ARI 4,809 ▲2.64 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 94.66 ▼16.19 % ARI 4,809 ▲2.64 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Itali, kapet gjysmë ton hashash

Policia italiane ka kapur një skaf me gjysmë toni hashash që kërkonte të hynte në brigjet e vendit fqinj. Operacioni për kapjen e skafit rezulton të ketë qenë i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane. Pas një ore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, drejtuesit e lartë do të japin rezultatet e këtij operacioni të përbashkët.

Do të kishte sjellë mbi 5 milionë euro fitim për trafikantët marijuana e kapur nga njësia aerodetare e Barit në bashkëpunim me grupin e specializuar të Tarantos. Operacioni nisi pas zbulimit rreth 100 kilometra larg brigjeve italianë të një gomoneje të fuqishme 10 metra të gjatë, që po udhëtonte me shpejtësi të madhe.

Të ndjekur për disa orë nga motovedetat e Guardia di Finanza, drejtuesit e gomones, me manovra edhe të rrezikshme, janë kthyer drejt brigjeve mes Shqipërisë e Malit të Zi.

Pamundësia për t’i ndjekur në ujërat kombëtare detyroi forcat italiane që ta ndërprisnin ndjekjen. Sipas burimeve zyrtare, janë lajmëruar autoritetet shqiptare dhe malazeze që kanë filluar kërkimin e mjetit lundrues.

Për t’u çliruar nga pesha dhe për të rritur shpejtësinë gjatë ndjekjes, drejtuesit e gomones kanë hedhur në det gjashtë kuintalë marijuanë. Ajo ishte e paketuar më së miri në dhjetëra qese plastike për ta ruajtur nga uji dhe u sekuestrua nga patrullat italiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.