☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,680 ▼0.83%
DOW 52,023 ▼0.3%
NASDAQ 26,272 ▼1.65%
NAFTA 98.64 ▲2.22%
ARI 4,181 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,382 ▼ -0.9% ETH $2,429 ▼ -0.23% XRP $1.3056 ▼ -2.38% SOL $103.8900 ▼ -1.62%
S&P 500 7,680 ▼0.83 % DOW 52,023 ▼0.3 % NASDAQ 26,272 ▼1.65 % NAFTA 98.64 ▲2.22 % ARI 4,181 ▲0.25 % S&P 500 7,680 ▼0.83 % DOW 52,023 ▼0.3 % NASDAQ 26,272 ▼1.65 % NAFTA 98.64 ▲2.22 % ARI 4,181 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Bota

ITALI – Kriza e furnizimit me karburant nxit protesta dhe paralajmërime për grevë

ROMË, 16 tetor /ATSH-ANSA/- Mungesat e karburantit në disa rajone të Italisë jugore kanë rritur shqetësimet për furnizimin dhe transportin, ndërsa kompanitë e transportit të mallrave kanë paralajmëruar se mund të organizojnë një grevë kombëtare, nëse qeveria nuk merr masa për rritjen e kostove të karburantit.

Problemet janë përqendruar kryesisht në Pulia, Bazilikata dhe Kalabri, ku protestat e punonjësve të ish-fabrikës së çelikut “Ilva” në Taranto, kanë penguar furnizimin me karburant nga rafineria e kompanisë “Eni”.

Sipas agjencisë italiane ANSA, në disa pika karburanti janë krijuar radhë të gjata, ndërsa një pjesë e tyre kanë mbetur pa benzinë dhe naftë.

Konfederata e transportuesve “Conftrasporto” paralajmëroi dje se mund të thërrasë një grevë në nivel kombëtar, nëse qeveria nuk zhvillon bisedime urgjente me përfaqësuesit e sektorit.

Transportuesit ankohen për rritjen e çmimit të karburantit dhe për vonesat në shpërndarjen e ndihmave ekonomike, të miratuara më parë për të përballuar kostot.

Ministria italiane e Infrastrukturës dhe Transportit ka caktuar një takim me përfaqësuesit e sektorit më 27 tetor, në përpjekje për të gjetur zgjidhje.

Ndërkohë, protesta të transportuesve kanë nisur në Kalabri, ku kamionët janë pozicionuar përgjatë rrugëve në disa zona, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim, por pa bllokuar plotësisht rrugët.

Kriza e furnizimit është ndikuar edhe nga protestat e punonjësve të ish-fabrikës “Ilva”, të cilët kundërshtojnë planin e qeverisë për të ardhmen e impiantit dhe kërkojnë garanci për vendet e punës.

Bllokadat pranë rafinerisë së Tarantos kanë penguar lëvizjen e karburanteve drejt disa pjesëve të jugut të vendit.

Punonjësit e ish-fabrikës pezulluan përkohësisht grevën dhe bllokadat, pasi qeveria ra dakord të zhvillojë bisedime të reja më 27 tetor.

Megjithatë, përfaqësuesit sindikalë theksuan se pezullimi është i përkohshëm dhe se ende nuk është arritur një zgjidhje përfundimtare për të ardhmen e fabrikës.

Sipas burimeve, mungesat e karburantit kanë prekur edhe furnizimin në aeroportet e Barit dhe Brindisit, ku u vendosën përkohësisht kufizime për karburantin e avionëve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.