☁️
Tiranë 15°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,785 ▲0.04%
DOW 47,843 ▼0.14%
NASDAQ 22,660 ▲0.11%
NAFTA 101.74 ▲7.76%
ARI 4,798 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,434 ▲ +0.4% ETH $2,188 ▼ -0.84% XRP $1.3383 ▼ -1.2% SOL $82.4100 ▼ -0.91%
S&P 500 6,785 ▲0.04 % DOW 47,843 ▼0.14 % NASDAQ 22,660 ▲0.11 % NAFTA 101.74 ▲7.76 % ARI 4,798 ▲0.44 % S&P 500 6,785 ▲0.04 % DOW 47,843 ▼0.14 % NASDAQ 22,660 ▲0.11 % NAFTA 101.74 ▲7.76 % ARI 4,798 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Itali, shkatërrohet banda e prostitucionit; 22 shqiptarë të arrestuar

Patrullat policore të Milanos kanë arrestuar 23 persona në total për shfrytëzim prostitucioni, të gjithë shtetas shqiptarë me përjashtim të një gruaje rumune, që të gjithë rezidentë në provincat e Comos, Monzas dhe Brianzas.
Të ndaluarit akuzohen për shfrytëzim prostitucioni të të paktën 25 vajzave, mes të cilave shqiptare, bullgare, moldave, polake, rumune dhe hungareze. Tre prej tyre akuzohen edhe për posedim të paligjshëm armësh zjarri, ndërsa gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe rreth 25 mijë euro.

Arrestimet janë kryer të enjten, por vetëm sot janë publikuar nga mediet italiane, ndërkohë që disa prej të ndaluarve rezultojnë persona deri më dje në arrati.

Nga sa rezulton prej hetimeve, të kryera përmes përgjimit telefonik dhe ndjekjes së agjentëve, asnjë prej vajzave të shfrytëzuara nuk ka ngritur padi kundër të arrestuarve, ndërsa dy prej tyre kontrollonin aktivitetin edhe pse ishin me precedentë të mëparshëm penalë. Vajzat, gjatë aktivitetit të tyre kontrolloheshin madje përmes telefonatave të vazhdueshme dhe SMS-ve. Ishin pikërisht këta të ndaluar që shoqëronin vajzat nga vendet e prostituimit drejt shtëpive ku banonin, apo deri në shtëpitë e klientëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.