Itali-Turqi/ Mancini lë 7 lojtarë në tribunë, fromacioni i mundshëm për sfidën e sotme
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka bërë zgjedhjet e tij për ndeshjen e sotme me Turqinë në Ligën e Kombeve. “Axurrët” duan fitoren me çdo kusht, pasi pretendojnë vendin e dytë në grup. Për ndeshjen që do të zhvillohet në Bolonja, përveç Moise Kean që la grumbullimin të dielën për shkak të problemeve fizike, nuk do të jenë në dispozicion edhe 7 lojtarë, të cilët do të përfundojnë në tribunë.
Bëhet fjalë për Massimo Pessina, Eddy Kouadio, Daniele Ghilardi, Diego Coppola, Samuele Ricci, Rolando Mandragora dhe Mohamed Alì Zoma.
Do të jetë i gatshëm Samuele Inacio, që mund të marrë minuta edhe për faktin që Italia të evitojë ndonjë tentativë nga Federata e Brazilit, e gatshme të përfitojë në çdo moment për sulmuesin e Borussia Dortmund, nëse ai nuk ka hapësirë. Lojtari i vitlindjes 2008 do ta nisë gjithsesi nga stoli.
Trajneri Mancini pritet të bëjë ndonjë lëvizje në formacion për sfidën me Turqinë. Barella rikthehet nga minuta e parë, një shans edhe për Doumbia.
Italia mendohet të zbresë në fushë me këtë skuadër: Donnarumma; Di Lorenzo, G.Mancini, Bastoni, Ruggeri; Barella, Romano, Doumbia; Vergara, Scamacca, Mancini.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.