Mesazhet kërcënuese në disa institucione, policia: Nuk është evidentuar asnjë lëndë shpërthyese
Policia e Shtetit ka reaguar për sa i përket mesazheve kërcënuese për vendosjen e bombave në disa institucione.
Sipas raportimit të policisë, pas këtij njoftimi policia ka nisur verifikimet, në të cilat ka rezultuar se nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre.
Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.
Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.