Lirohet nga burgu administratori i inceneratorit të Elbasanit, GJKKO e lë në arrest shtëpie
Leli Kaja administratori i ECO-ELB (inceneratori i Elbasanit) i arrestuar nga SPAK për korrupsion në vlerën e 4 milionë lekëve të vjetra është liruar nga burgu duke u caktuar masa arrest shtëpie.
Në seancë gjyqësore u paraqit një përfaqësues nga ndihma juridike falas pranë Ministrisë së Drejtësisë në kushtet ku avokatët vijojnë bojkotin në GJKKO.
SPAK kërkoi masën arrest me burg por zyrtari u la ne arrest shtëpie. Për arrestimin e tij u përdorën metoda speciale hetimore dhe veprime stimuluese ku agjentet e BKH kishin regjistruar me parë numrin e serisë së lekëve që administratori mori si ryshfet për të mos kryer procedurën ligjore.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.