🌫️
Tiranë 19°C · Mjegull 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,197 ▼ -0.06% ETH $2,521 ▲ +0.35% XRP $1.3633 ▲ +0.01% SOL $101.6400 ▲ +0.11%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Sporti

Italia gjithmonë e më poshtë, e kalon dhe Portugalia në renditjen e UEFA-s

Kampionati italian humbet sërish pikë në renditjen e UEFA-s. Rezultatet e 1/8-ve të Champions League dhe Europa League, me eliminimin e Atalantës dhe suksesin e Sportingut e Bragës, e kanë larguar më shumë Serinë A nga vendi i 2-të i klasifikimit sezonal. Mundësia për 5 skuadra në Championsin e sezonit të ardhshëm është një utopi tashmë.

Nuk është një lamtumirë zyrtare çështja e renditjes së UEFA-s, por mungon fare pak. Me eliminimin e Atalantës, Italia nuk ka më asnjë skuadër përfaqësuese në kompeticionin më të lartë europian. Nga e mërkura në mbrëmje Italia mban vendin e 5-të të klasifikimit sezonal.

Seria A është parakaluar nga Portugalia, pas kualifikimit të Sportingut dhe Bragës, respektivisht në Champions dhe Europa League. Renditja tregon koeficientin 18.3 për Primeira Ligën dhe 17.9 për Serie A.

Është rritur njëkohësisht diferenca me kampionatet që udhëheqin renditjen: 23.8 koeficienti i Anglisë, 19.5 i Spanjës dhe 18.6 i Gjermanisë. Për të kapur vendin e dytë dhe për të shkuar në Champions me një ekip më shumë edicionin e ardhshëm, është thuajse e pamundur. Italia do të ketë vetëm një mes Romës dhe Bolonjës, ndoshta dhe Fiorentinën në kompeticionet europiane.

The post Kriza europiane/ Italia gjithmonë e më poshtë, e kalon dhe Portugalia në renditjen e UEFA-s appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.