Italia ruan pozicionin si investitori i dytë më i madh në Shqipëri
Italia ka ruajtur pozicionin si investitori i dytë më i madh i huaj në Shqipëri për të dytin vit radhazi gjatë vitit 2025, me një fluks investimesh që arriti në 187 milionë euro.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, investimet italiane kanë shënuar një rënie prej 6,5% krahasuar me një vit më parë, duke reflektuar një tkurrje të flukseve të reja, të cilat janë përqendruar kryesisht në sektorin e shërbimeve.
Investimet italiane kryesojnë në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë tonë si në atë financiar, të bankave dhe të shërbimeve.
Rritja e investimeve nuk lidhet vetëm me hyrjet e reja të kapitalit, por edhe me riinvestimin e fitimeve nga kompanitë ekzistuese dhe zgjerimin e aktivitetit të tyre në tregun shqiptar.
Italia mbetet një nga partnerët kryesorë ekonomikë të Shqipërisë, me një prani të konsoliduar në disa sektorë, veçanërisht në shërbime, industri dhe tregti, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit në vend.
e.xh/a.f/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.