Kronika

Italiani 32-vjeçar kapet me kallashnikov në Portin e Durrësit

Një 32-vjeçar është ndaluar nga shërbimet e policisë kufitare në Durrës për trafikim armësh dhe municionesh.

Ndalimi i shtetasit italian Gino Negro u krye mbrëmjen e të mërkurës, në Portin detar të Durrësit, para imbarkimit të automjeteve në tragetet e linjave Durrës-Bari.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e drejtuar prej tij, tip xhip ngjyrë blu, me targa EV113WV, u gjet një automatik kallashnikov dhe dy arka me 722 fishekë.

Së bashku kallashnikovin dhe municionet, u sekuestrua edhe automjeti i 32- vjeçarit, i cili do të udhëtonte drejt Italisë.

Hetimet për këtë rast po kryhen nga Policia e Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale të “trafikimit të armëve dhe municioneve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button