IZRAEL – Hegseth takohet me Netanyahun në Tel Aviv, një javë para zgjedhjeve
TEL AVIV, 19 tetor /ATSH-DPA/- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth është takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë një vizite në Izrael, e cila nuk ishte njoftuar paraprakisht, raportuan sot mediet izraelite.
Media izraelite “Ynet” raportoi se Netanyahu udhëtoi dje në mbrëmje drejt bazës ajrore Ovda, në jug të Izraelit, për t’u takuar me Hegseth.
Ministria amerikane e Mbrojtjes nuk kishte bërë ende asnjë koment për vizitën.
Hegseth shkroi në rrjetin social X se ishte takuar me ushtarakë amerikanë që shërbejnë në kuadër të Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), e cila është përgjegjëse për operacionet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.
Vizita zhvillohet një javë para zgjedhjeve parlamentare në Izrael, ku Netanyahu përballet me një garë të ngushtë kundër rivalit të tij kryesor, Gadi Eisenkot, ish-shef i ushtrisë izraelite.
Pavarësisht se marrëdhëniet mes tyre kanë pasur herë pas here tensione, presidenti amerikan Donald Trump shprehu të dielën mbështetje të fortë për Netanyahun.
Media amerikane “Axios” e lidhi vizitën e Hegseth me spekulimet për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit me Iranin, për një rritje të tensioneve dhe mundësinë e përballjeve të reja ushtarake. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.