☁️
Tiranë 31°C · Vranët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 95.70 ▲2.87%
ARI 4,456 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,570 ▲ +1.53% ETH $2,515 ▲ +1.77% XRP $1.4351 ▲ +2.49% SOL $104.4900 ▲ +1.62%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 95.70 ▲2.87 % ARI 4,456 ▲0.39 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 95.70 ▲2.87 % ARI 4,456 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Bota

IZRAEL – Netanyahu padit “Haaretz” pas raportimit se Emiratet e kishin paralajmëruar për sulmin e Hamasit

TEL AVIV, 9 shtator /ATSH-DPA/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar se do të ngrejë padi për shpifje ndaj gazetës izraelite “Haaretz”, pas një raportimi sipas të cilit presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed, e kishte paralajmëruar atë për një sulm të madh të Hamasit rreth dhjetë ditë para ngjarjes së 7 tetorit 2023.

Sipas raportimit të “Haaretz”, bin Zayed kishte zhvilluar një bisedë telefonike rreth 45 minuta me Netanyahun, gjatë së cilës e paralajmëroi se Yahya Sinwar, atëherë lideri i Hamasit në Gaza, po përgatiste një ofensivë të gjerë kundër Izraelit.

Sipas gazetës, presidenti i Emirateve i kërkoi Netanyahut ta merrte seriozisht kërcënimin dhe të përgatitej për një sulm.

“Haaretz” pretendon se Netanyahu kishte reaguar relativisht qetë dhe e kishte siguruar presidentin e Emirateve, se Izraeli ishte i përgatitur për çdo skenar.

Gazeta pretendon gjithashtu se kryeministri nuk ua kishte përcjellë këtë informacion drejtuesve të sigurisë dhe nuk kishte ndërmarrë masa në përgjigje të paralajmërimit.

Netanyahu i ka mohuar kategorikisht këto pretendime. Ai deklaroi se nuk ka pasur asnjë bisedë me presidentin e Emirateve nga fillimi i shtatorit deri më 7 tetor 2023 dhe e cilësoi raportimin si të rremë dhe të motivuar politikisht.

Zyra e kryeministrit tha se verifikimi i regjistrave të telefonatave dhe i hyrjeve në zyrën e Netanyahut nuk ka gjetur prova për një takim apo komunikim të tillë.

Netanyahu ka udhëzuar avokatët e tij të nisin procedurat ligjore kundër “Haaretz” dhe gazetarit Shlomi Eldar.

Emiratet e Bashkuara Arabe nuk e kanë konfirmuar publikisht telefonatën. Ministria e Jashtme e vendit tha se nuk i komentonte raportimet mediatike apo spekulimet mbi bisedat mes liderëve, duke shtuar se institucionet izraelite dhe ato emirate, kanë ruajtur kanale të drejtpërdrejta komunikimi dhe shkëmbimi informacioni.

Çështja ka marrë rëndësi të veçantë politike në Izrael, pasi vendi po përgatitet për zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit.

Opozita ka kërkuar që të hetohet se çfarë informacioni kishte marrë Netanyahu para sulmit të Hamasit dhe nëse autoritetet izraelite kishin marrë masat e nevojshme.

Sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 shkaktoi rreth 1 200 viktima në Izrael dhe 251 persona u morën peng.

Ngjarja u pasua nga lufta në Gaza dhe nga një debat i gjatë në Izrael mbi përgjegjësinë për dështimet e sigurisë që i paraprinë sulmit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.