☁️
Tiranë 29°C · Vranët 25 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0%
ARI 4,523 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $77,362 ▲ +0.07% ETH $2,114 ▼ -0.56% XRP $1.3576 ▼ -0.52% SOL $85.7600 ▼ -1.02%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
25 May 2026
Breaking
Bota

Izraeli miraton marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve luftarakë nga SHBA-ja

Izraeli tha të dielën se ka miratuar një marrëveshje multimiliardëshe për blerjen e dy grupeve të aeroplanëve luftarakë nga Shtetet e Bashkuara. Kjo

Izraeli tha të dielën se ka miratuar një marrëveshje multimiliardëshe për blerjen e dy grupeve të aeroplanëve luftarakë nga Shtetet e Bashkuara.

Kjo blerje përfshin një grup aeroplanësh shumëfunksionalë F-35 nga kompania Lockheed Martin dhe një tjetër me aeroplanë luftarakë F-15IA nga Boeing, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Izraelit.

Ky plan synon të “sigurojë epërsinë ajrore të Izraelit për dekadat e ardhshme”, tha ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, përmes një deklarate.

“Blerjet e F-35 dhe F-15IA janë qendrore për planin ‘Mburoja e Izraelit’, i cili është hartuar për t’i dhënë Forcave të Mbrojtjes së Izraelit një epërsi cilësore dhe të qëndrueshme. Misioni ynë është i qartë: të sigurojmë që ushtria të ketë mjetet, aftësitë dhe forcën për të vepruar kudo, në çdo kohë”, shtoi Katz.

F-35, një projekt i përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe disa aleatëve, është një nga aeroplanët ushtarakë më të avancuar në botë. Izraeli tashmë ka disa dhjetëra aeroplanë të tillë.

Forca ajrore e Izraelit luajti një rol kyç në luftën në Gaza, duke kryer një nga fushatat më intensive të bombardimeve ajrore në historinë moderne.

Mijëra sulme shënjestruan ato që Izraeli tha se ishin caqe të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – përfshirë tunele, qendra komanduese, vendndodhje të raketahedhësve, por edhe zona të mëdha të këtij territori u shkatërruan, përfshirë shtëpi, spitale dhe shkolla.

Izraeli po ashtu me forcën e saj ajrore ka zhvilluar dy luftëra kundër Iranit në më pak se një vit, gjatë të cilave fuqia e saj ajrore është përdorur për sulme me rreze të gjatë veprimi thellë brenda territorit iranian.

Zyrtarët izraelitë i kanë përshkruar këto sulme si precize që kishin për qëllim dobësimin e aftësive strategjike të Iranit, teksa zyrtarët iranianë kanë raportuar për sulme ajrore në qytetet kyç dhe zona industriale.

Izraeli së fundi miratoi buxhetin e tij për vitin 2026, i cili përfshin një rritje prej miliarda dollarësh për shpenzimet në fushën e mbrojtjes.

Shpenzimet ushtarake të Izraelit janë rritur vazhdimisht që nga fillimi i luftës në Gaza, që u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Përveç luftës së fundit disajavore me Iranin, e zhvilluar së bashku me SHBA-në, Izraeli vazhdon të përballet edhe me lëvizjen islamiste Hezbollah, të mbështetur nga Irani, në Libanin jugor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.