Ja çfarë shkruajtën dhe si e komentuan mediat serbe vizitën e presidentit shqiptar
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë private në Medvegjë. Në pikën kufitare të Mutivodës, Presidenti Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanovacin e Medvegjën, Zoran Stankoviç, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiç, nënkryetarja e Komunës së Medvegjës, Leme Xhema, këshilltarë shqiptarë të kësaj komune si edhe nga dhjetra shqiptarë.
Agjencia serbe Tanjug sikur edhe media te tjera, duke ju referuar kesaj agjencie kane shkuiar se “Presidenti i Shqipërisë deklaroi në ardhjen e tij në Medvegjë se është shumë i kënaqur që mund të dërgojë një mesazh për bashkëpunimin e ri, ka raportuar portali Presheva Jonë”. (“Predsednik Albanije izjavio je po dolasku u Medveđu da je veoma zadovoljan što može da pošalje poruku o novoj saradnji, preneo je portal Preševa jone.“).
Mediat serbe jane shprehur per viziten e Meten, si vizite nga shteti fqinje”, kurse Meta ka deklaruar per mediat serbe, se “tani ka ardhur nje kohe tjeter, jo vetem per Serbine dhe Shqiperine por edhe per serbet dhe shqiptaret”.
Ilir Meta tha për mediat serbe “dita e sotme është një ditë shumë e bukur për mua. Ndihem i emocionuar që ndodhem sot pranë jush. Politika duhet t’iu kushtojë më shumë vëmendje shqiptarëve këtu dhe këtyre zonave.
Shpresoj që kjo vizitë e imja të kontribuojë në këtë drejtim. Nga Medvegja dua të theksoj se e ardhmja e popujve tanë dhe e të gjithë rajonit është në Bashkimin Europian dhe kjo mund të realizohet vetëm duke bashkëpunuar më ngushtë me njëri-tjetrin”
Keshtu ka raportuar edhe Politika, Dnedvnik, Alo, V.Novosti dhe rusia “Sputnik”. (“Председник Албаније изјавио је по доласку у Медвеђу да је веома задовољан што може да пошаље поруку о новој сарадњи, пренео је портал „Прешева јоне“.“)