Kosova
Thaçi: Brenda muajit Kuvendi zgjedh presidentin
Zv.kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i bindur se gjatë këtij muaji do të votohet nga Kuvendi për president të vendit.
Thaçi tha se partnerët e koalicionit janë në konsultat finale për të caktuar edhe datën për zgjedhjen e tij president. Ai tha se gjithë procesi do të jetë i rregullt, kushtetues dhe transparent.
I pyetur për ndryshimet e mundshme në qeveri, Thaçi tha se është në autoritetin e kryeministrit që të vendosë për ndryshime eventuale, por ai shtoi se partnerët e koalicionit i kanë dhënë mbështetje kabinetit aktual qeveritar.
Këto komente, Thaci i bëri të martën në një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm maltez në Prishtinë.