☁️
Tiranë 16°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,763 ▼0.29%
DOW 47,765 ▼0.3%
NASDAQ 22,532 ▼0.45%
NAFTA 101.40 ▲7.4%
ARI 4,797 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,658 ▼ -0.46% ETH $2,163 ▼ -1.94% XRP $1.3233 ▼ -2.3% SOL $81.5900 ▼ -1.44%
S&P 500 6,763 ▼0.29 % DOW 47,765 ▼0.3 % NASDAQ 22,532 ▼0.45 % NAFTA 101.40 ▲7.4 % ARI 4,797 ▲0.41 % S&P 500 6,763 ▼0.29 % DOW 47,765 ▼0.3 % NASDAQ 22,532 ▼0.45 % NAFTA 101.40 ▲7.4 % ARI 4,797 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ja kush është polici i Matit që denigronte me SMS kolegët

Një efektiv i identifikuar tashmë pas dy viteve hetime, i çonte mesazhe në celularë kolegëve të tij…kjo do të ishte mëse normale në një marrëdhënie mes kolegësh, nëse përmbajtja e mesazheve nuk do të ishte fyese e denigruese.

Sipas Prokurorisë, Xhavit Bajrami është oficeri që i çonte SMS kolegëve. Rasti i tij shkaktoi furtunë në radhët e uniformave blu pasi dyshohet se ai çonte mesazhe ku denonconte lidhje personale në raportin shef-vartës, por edhe lidhje të uniformave blu me botën e krimit.

Por për organin e akuzës, është faktuar vetëm një rast i “bezdisjeve” me SMS.

Kallëzimin e ka bërë më 12 janar një punonjës policie në Komisariatin e Matit, ku thotë se nga muaji dhjetor i vitit 2014 e në vazhdim shqetësohet vazhdimisht në telefon nga një numër celulari; mesazhe me përmbajtje fyese.

Prokuroria e pati të vështirë të arrinte deri tek polici, pasi numri i telefonit ishte i regjistruar në emër të një personi të dytë, që ja kishte shitur Xhavit Bajramit.

 “Janë marrë deklarimet e shtetasit A.B., i cili ka shpjeguar se ai që prej vitit 2011 e deri në vitin 2014 ka regjistruar në emrin e tij shumë numra celulare të kompanive të ndryshme, të cilët me pas i shiste. Për sa i përket numrit XXXXX089, ai ka shpjeguar se këtë numër ai nuk e ka përdorur asnjëherë vetë, por e ka shitur dhe nuk i kujtohet se kujt”, vijojnë sqarimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqë­sor Mat, raporton Panorama.

Në këtë periudhë verifikimi, polici duket se ka bërë pushim për 8 muaj duke mos pasur asnjë komunikim me kolegun e tij. Por në vjeshtë të 2015-ës ai ka nisur sërish shqetësimet çka ka detyruar kolegun ta kallëzojë sërish.

Numri më vonë është përdorur në aparatet celulare të anëtarëve të familjes. Kjo ka bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasit Xhavit Bajrami, i punësuar pranë Komisariatit të Policisë Mat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.