🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.61 ▲2.63%
ARI 4,545 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,950 ▲ +11.75% ETH $2,284 ▲ +19.1% XRP $1.1608 ▲ +15.66% SOL $87.4300 ▲ +13.18%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.61 ▲2.63 % ARI 4,545 ▼0.02 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.61 ▲2.63 % ARI 4,545 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Ja sa shumë importon Kosova nga Serbia

Serbia mbetët “lider” nga vendet e CEFTA-së, prej së cilës Kosova importon mallra mjaft shumë.

Sipas një raporti të ASK-së, importet e Kosovës nga vendet e Ceftës për një muaj (Korrik) arritën vlerën në 76.7 milion Euro ose 27.9% të importeve të përgjithshme.

Ajo çka vazhdon të mbetet shqetësuese është importimi i madh i mallrave nga Serbia.

Ndonëse, ka pasur disa fushata vetëdijësuese për konsumimin e produkteve të Kosovës dhe jo të Serbisë, prapë përqindja mbetët e lartë.

Bëhet fjalë për 14.1 për qind import për një muaj që Kosova ka pranuar nga Serbia.

Nëse krahasojmë me vendet e tjera të CEFTA-s, Serbia mbetet importuesi më i madh, pastaj vjen Maqedonia me 5.1%, Shqipëria me 4.9% dhe Bosnjë Hercegovina me 3.0 për qind, shkruan indeksonline

“Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin Korrik 2017, arritën në 76,7 milion €, ose (27.9%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (24.5%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Serbia (14.1%), Maqedonia (5.1%), Shqipëria (4.9%) dhe B&H (3.0%)” thuhet në këtë raport.

Edhe në eksportet e Kosovës, Serbia pjesë e CEFTA-së, mbetet një ndër partneret kryesor  me 21.5%, pastaj Shqipëria 12.8%, Maqedonia (11.5%), Mali i Zi (6.3%).

Eksporti i mallrave në muajin Korrik 2017 kishte vlerën 38,3 milion €, ndërsa importi 275,3 milion €, është një rritje prej (26.2%) për eksport si dhe prej (14.3%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.

Kosova është bërë pjesë e marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA), në vitin 2007.

Njohësit e ekonomisë e quajn dështim të anëtarësimit të Kosovës në këtë marrëveshje, pasi sipas tyre, Kosova nuk ka përfituar ashtu siç është parashikuar.

Ndërsa, bizneset janë ankuar shumë herë për ndikim jo të mirë në ndërrmarrjet e tyre, pasi rrisin shpenzimet dhe kostot e transportit.

 

1 Koment

  • shqiptari 28 August 2017, 08:45

    Fatkeqsi per popullin e Kosoves dhe te Shqiperise qe nje grusht horrash dhe antishqiptaresh per interesat e tyre shesin dinjitetin e popullit shqiptar te masakruar dhe te perdhosur nga fara e ndyre sllave.Edhe shqiptaret duhet te reagojne dhe te mos konsumojne produktet serbe si e vetmja menyre te mos harrojme gjakun e qindra mijra bijve e bijave shqiptare te vrare e masakruar nder shekuj nga okupatori serb.Akoma jane pa gjetur eshtrat e 1200 te vrareve ne luften e Kosoves dhe ne jemi kaq naive?TUUUUUUUUUUUUUURP.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.