🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 28 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
₿ CRYPTO
BTC $59,813 ▼ -3.06% ETH $1,659 ▼ -4.89% XRP $0.9467 ▼ -1.82% SOL $71.3700 ▼ -2.54%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
28 Nën 2026
Breaking
roze

Jack Antonoff konfirmon ndarjen nga Margaret Qualley?

Jack Antonoff duket se ka bërë një nga reagimet më të drejtpërdrejta për ndarjen e tij nga Margaret Qualley.

Gjatë një koncerti të grupit të tij “Bleachers” në Los Angeles, një fans nga publiku i kërkoi të këndonte “Let’s Get Married”, kënga që dikur shoqëroi martesën e tij me aktoren e “The Substance”.

Antonoff dhe Qualley u martuan në vitin 2023, ndaj kërkesa e fansit ishte veçanërisht pikante pas lajmeve për ndarjen e tyre.

“Absolutisht jo”, u përgjigj 42-vjeçari duke qeshur. Më pas, ai shtoi: “Lexo lajmet, vëlla!”

Reagimi i tij shkaktoi të qeshura në sallë dhe menjëherë tërhoqi vëmendjen e fansave në rrjetet sociale. Shumë prej tyre e interpretuan këtë përgjigje si një konfirmim të drejtpërdrejtë se martesa me Qualley ka marrë fund.

Antonoff më pas sqaroi se, pavarësisht situatës, ai ende e pëlqen këngën dhe se e kishte shkruar atë rreth 11 vite më parë.

Lajmet për ndarjen e çiftit u bënë publike në korrik, kur u raportua se ata i kishin dhënë fund martesës pas më pak se tre vitesh.

Një burim i tha “People” se marrëdhënia e tyre ishte bërë e vështirë, ndërsa angazhimet profesionale të të dyve kishin ndikuar në martesë.

Dyshimet për ndarjen nisën të qarkullonin pak më herët, pasi Qualley nuk shoqëroi Antonoff në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce më 3 korrik. Muzikanti mori pjesë në ceremoninë madhështore së bashku me motrën e tij.

Edhe rrjetet sociale duket se dhanë sinjale për krizën mes tyre. Grupi “Bleachers” hoqi këngën “Margaret” nga lista e këngëve të turneut, ndërsa Qualley ndryshoi emrin e llogarisë së saj në Instagram dhe fshiu fotografitë e dasmës me Antonoff.

Çifti nisi lidhjen në vitin 2021 dhe u fejua në vitin 2022. Një vit më vonë, ata kurorëzuan dashurinë në martesë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.