“Jam krenar për burgun që kam bërë”, i dënuari pas lirimit: Më ka bërë mirë, sepse në Shqipëri nuk rrihet!
Një total prej 101 të dënuarve në burgun e Reçit, në Malësi të Madhe, fituan lirinë këtë të mërkurë, falë amnistisë penale të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Përfitues të amnistisë janë personat e dënuar për vepra të lehta penale, si dhe ata që ndodheshin në muajt e fundit të vuajtjes së dënimit. Mes të liruarve ishte edhe Igli Muhameti, i cili, pas daljes nga burgu, foli për mediat mbi përvojën e tij gjatë vuajtjes së dënimit dhe rastin për të cilin ishte arrestuar.
“Kemi vuajtur këtë burg, na ka bërë mirë. E falënderoj institucionin e Shkodrës, jam shumë krenar, jam krenar edhe për këtë burgun që kam bërë. Isha për lëndë narkotike. U dënova 3.4 vite dhe përfitova 7 muaj e 20 ditë. Më ka bërë mirë ky burg, sepse në Shqipëri nuk rrihet. Ky vend është bela. Kam tre fëmijë. Nuk më takonte të bëja kaq burg sa kam bërë.
Unë dola përdorues dhe si rregull duhet të bëja deri në 6 muaj. U dënova 7 vite pretencë. U zura me 5 cigare. Ka shumë njerëz të pafajshëm brenda në burg për dhunë në familje. Ka shkuar gruaja pa shenja dhe pa ekspertizë dhe janë në burg më kot. Kushtet këtu në Shkodër janë shumë të mira, kam qenë te 302 në Tiranë dhe ishte katastrofë”, u shpreh Muhameti.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.