Ekonomia

Janar-mars: Shkalla e papunësisë ulet për meshkujt, rritet për femrat

Gjatë tremujorit të parë 2015 numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç ishte 1.039.545 persona, të papunë të moshës 15-64 vjeç ishin 217.647 persona, ndërsa shkalla e papunësisë ra me 1,7 pikë përqindje për meshkujt dhe u rrit me 0,7 pikë përqindje për femrat.

INSTAT botoi sot Anketën e Forcave të Punës për 3-mujorin e parë, ku rezulton se shkalla e papunësisë në Shqipëri për popullsinë e moshës 15-64 vjeç ishte 17,3 %.

Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë ishte 34,1 %.
Rezulton se 63 % e popullsisë 15-64 vjeç është aktive në tregun e punës, pra e punësuar ose në kërkim aktiv të një pune.

Për popullsinë e moshës 15-64 vjeç shkalla e punësimit është 52,1 %, ku për meshkujt është 14,3 pikë përqindje më e lartë se sa për femrat.
Krahasuar me tremujorin e parë 2014 për popullsinë 15-64 vjeç, në 3-mujorin e parë sivjet rezulton se numri i të punësuarve është rritur me 103.945 persona, ndërsa numri i personave të papunë është rritur me 3.279. Pozitiv mbetet fakti që numri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës ka rënë me 99.544 të tillë.

Ndërsa shkalla e papunësisë për femrat vihet re ka mbetur në të njëjtin nivel 16,8 %, për meshkujt ka rënë me 2,2 pikë përqindje.

Krahasuar me tremujorin e katërt 2014 për popullsinë 15-64 vjeç sipas anketës vërehet se numri i të punësuarve është rritur me 210 vetë, numri i personave të papunë ka rënë me 9.760, ndërsa numri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës u rrit me 11.442./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button