☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 —
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,982 ▲ +0.7% ETH $2,271 ▲ +1.13% XRP $1.2552 ▲ +0.62% SOL $95.4000 ▼ -0.43%
S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

JAPONI – Dy të vdekur nga shpërthimi në një qendër tregtare, pas tërmetit

TOKIO, 29 korrik /ATSH-DPA/- Të paktën dy persona humbën jetën nga një shpërthim në një qendër tregtare, pas një tërmeti të fuqishëm në jugperëndim të Japonisë, raportuan sot mediet lokale.

Sipas agjencisë “Kyodo”, duke cituar autoritetet vendase, dy gra u konfirmuan të vdekura, ndërsa një grua tjetër u gjet pa shenja jete, pas një operacioni shpëtimi që zgjati disa orë gjatë natës.

Transmetuesi publik NHK bëri të ditur se edhe pesë persona të tjerë u shpëtuan.

Dyshohet se shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi pas tërmetit me magnitudë 7,1 ballë Rihter, i cili goditi prefekturën Kumamoto, në ishullin jugperëndimor Kyushu, dje pasdite.

NHK transmetoi pamje të filmuara nga një drejtues automjeti, ku shihej momenti i shpërthimit.

Si pasojë, u shembën tavanet dhe muret e ndërtesës, duke lënë të ekspozuar strukturën prej çeliku.

Sipas kompanisë që administron qendrën tregtare, punonjësit dhe klientët ishin evakuuar, për shkak të tërmetit përpara se të ndodhte shpërthimi.

Tërmeti shkaktoi gjithashtu dëme në disa ndërtesa dhe rrugë të tjera në rajon, ndërsa dhjetëra persona mbetën të plagosur, sipas medieve lokale.

Ndërkohë, një oxhak u shemb në një fabrikë letre, ku më pas u gjetën dy persona në gjendje “arresti kardiopulmonar”, një term që përdoret zakonisht në Japoni për personat pa shenja jete, përpara se një mjek të konfirmojë zyrtarisht vdekjen. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.