Jaupaj: Situata e mbetjeve mbetet problematike në Tiranë
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, deklaron se situata e mbetjeve në Tiranë mbetet problematike. Në një intervistë për Klan News, ai theksoi se sfidë mbetet menaxhimi i tyre, që ndikon edhe në turizëm, pasi siç dihet, kryeqyteti ka dhe numrin më të madh të turistëve të huaj.
“Menaxhimi i mbetjeve është sfida më e madhe sa i takon çështjeve mjedisore, por edhe aspektit të turizmit. Ju keni absolutisht të drejtë për kryeqytetin, ka problematika të menaxhimit të mbetjeve.”, tha Jaupaj.
Ministri Jaupaj theksoi se duhen përditësuar kontratat që ka Bashkia e Tiranës me Eco Tiranën. Ministria e Mjedisit i ka kërkuar bashkisë të rrisë numrin e punonjësve të pastrimit.
“Me Tiranën jemi duke punuar në dy fusha: e para ka të bëjë me zgjerimin e hapësirës për pastrimin dhe frekuencën e mbledhjes së mbeturinave nga koshat nëpërmjet kontratës që Bashkia e Tiranës ka me Eco Tirana. Duhen përditësuar këto kontrata pasi popullata e qytetit rritet, duke pasur parasysh se numri i turistëve rritet dhe patjetër që duhet të adresojmë këto sfida nëpërmjet kontratave ligjore.”, shtoi ai.
Ministri i Mjedisit u pyet edhe për fenomenin e erozionit që po ndodh në zonën bregdetare të Shëngjinit. Ai deklaroi se është një plan i sapohartuar mbi pyllëzimin që do të frenonte këtë fenomen: “Sa i takon zonës së Kune-Vainit, Agjencia e Zonave të Mbrojtura ndërhyri vitin e kaluar me disa restaurime të ekosistemit, siç ishte edhe pjesa e kanalit. Janë disa zgjidhje nëpërmjet arkitektëve të huaj në mënyrë që të shtyhet deti më tutje e të përfitojmë sa më shumë tokë bregdetare. Ka një plan, siç është ndërmarrja e pyjeve, të kemi një program të madh pyllëzimi në vend, në akset kryesore të vendit, por edhe në zonat urbane dhe në zonat e dëmtuara nga zjarret. Ripyllëzimi dhe rikthimi i ekosistemeve do të sjellë një përmirësim edhe të këtyre tematikave.”
Në vitet e fundit, deti Adriatik ka depërtuar mbi 100 metra në zonën e Shëngjinit, ndërsa një problematikë e ngjashme është edhe në bregdetin e Kavajës.
A ka ministria kontroll mbi bashkitë dhe a ka një bashkëpunim me pushtetin vendor, a janë fondet e mjaftueshme?
“Menaxhimi i mbetjeve është sfida më e madhe sa i takon çështjeve mjedisore, por edhe aspektit të turizmit. Ju keni absolutisht të drejtë për kryeqytetin, ka problematika të menaxhimit të mbetjeve. Në shtator u prezantua reforma për menaxhimin e mbetjeve që i vjen në ndihmë bashkive, bashkitë do të duhet të fokusohen vetëm tek pastrimi i qyteteve dhe sa i përket trajtimit të mbetjeve, do të merret përsipër nga Ministria e Mjedisit. Jemi në fazë transformimi, jemi duke agreguar të gjitha impiantet e mbetjeve që të kryhet financimi.
Kemi planet e zbatimit të investimeve në 7 zona të menaxhimit të mbetjeve. Me Tiranën jemi duke punuar në dy fusha: e para ka të bëjë me zgjerimin e hapësirës për pastrimin dhe frekuencën e mbledhjes së mbeturinave nga koshat nëpërmjet kontratës që Bashkia e Tiranës ka me Eco Tirana. Duhen përditësuar këto kontrata pasi popullata e qytetit rritet, duke pasur parasysh se numri i turistëve rritet dhe patjetër që duhet të adresojmë këto sfida nëpërmjet kontratave ligjore. Ka pasur një problematikë vitet e shkuara rreth kësaj gjëje dhe është duke u zgjidhur. Së dyti, i është kërkuar Bashkisë së Tiranës që të zgjerojë edhe numrin e punonjësve të pastrimit dhe jam i bindur që janë në drejtimin e duhur. Jemi duke punuar me Bashkinë e Tiranës për të pasur çmime preferenciale për depozitimin e mbetjeve pranë landfillit të Sharrës, në mënyrë që i gjithë ky menaxhim të kryhet sipas kushteve të duhura, në mënyrë që të kemi një përmirësim shërbimi në Tiranë.
Duhet kryer brenda këtij viti dhe faza e punës që kjo performancë të përmirësohet. E kemi detyrim ndaj qytetarëve dhe e kemi detyrim ndaj prezantimit të fytyrës së turizmit shqiptar.”, tha ministri.
Tv Klan
/tvklan.al




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.