⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,842 ▲ +0.32% ETH $2,419 ▼ -0.43% XRP $1.2964 ▼ -1.02% SOL $103.9500 ▼ -0.88%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Jelena Gjukanoviq raportonte çdo lëvizje të shefit te OSBE-së Jeff Bieley te inteligjenca serbe

Dëshmitë e reja të siguruara nga dosja e spiunazhit tregojnë se Jelena Gjukanoviq ka raportuar te agjenti i BIA-s, Aleksandar Vllajiq, edhe për eprorin e saj të drejtpërdrejtë, amerikanin Jeff Bieley, duke e etiketuar atë me gjuhë fyese dhe duke tentuar ta lidhë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Një idiot me uniformë të UÇK-së”

Në komunikimet e saj, Gjukanoviq shpreh një urrejtje të hapur për Jeff Bieley, i cili mbante pozicionin e Drejtorit të Çështjeve Politike në Misionin e OSBE-së. Ajo e përshkruan atë si “idiot” dhe u tregon agjentëve serbë një detaj që ajo e konsideronte “inkriminues” për sytë e Beogradit – mbajtjen e një fotografie me uniformë të UÇK-së, shkruan Dukagjini.com

“Fatkeqësisht për ne në zyrë, shefi i misionit… është Jeff Bieley, një idiot që punonte për ICO-në dhe që mbante një fotografi të tij me uniformë të UÇK-së në tavolinën e zyrës,” raporton Gjukanoviq, duke tentuar të ndërtojë profilin e një zyrtari ndërkombëtar që është tërësisht në anën e shqiptarëve.

Shënjestrimi i lidhjeve me Drenicën

Gjukanoviq raporton te BIA se Bieley mban kontakte të rregullta me njerëz nga Skenderaji dhe Drenasi, duke sugjeruar se ai gëzon respekt të madh në ato zona. Për shërbimin sekret serb, ky informacion shërbente për të ndërtuar narrativën se OSBE-ja udhëhiqet nga njerëz “antiserbë” dhe të lidhur me luftën. Ky rast konsiderohet si shkelje e rëndë e sigurisë, pasi Gjukanoviq përdorte besimin e zyrës dhe afërsinë me eprorët për t’i “shitur” ata te një shërbim i huaj inteligjence.

Denigrimi i figurës së Bieleyt tregon se ajo ishte e instruktuar të gjente çdo pikë të dobët të diplomatëve perëndimorë për t’i diskredituar ata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.