🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.38%
DOW 52,508 ▲0.02%
NASDAQ 26,107 ▲0.9%
NAFTA 79.99 ▲2.37%
ARI 4,060 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,440 ▲ +3.52% ETH $1,875 ▲ +6.01% XRP $1.1110 ▲ +4.61% SOL $76.9900 ▲ +2.86%
S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 79.99 ▲2.37 % ARI 4,060 ▲1.34 % S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 79.99 ▲2.37 % ARI 4,060 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
14 Jul 2026
Breaking
Kronika

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Ajo theksoi se vendi ynë ndodhet në “trenin e duhur”.

Muzhaqi pranoi se procesi i zgjerimit është i ndikuar edhe nga rrethanat e reja gjeopolitike, por shtoi se nuk lihen pas dore meritat. E pyetur mbi ecurinë e Malit të Zi, i cili ka mbyllur një pjesë të konsiderueshme të kapitujve, Muzhaqi sqaroi se ky progres vjen si rrjedhojë e kohës më të gjatë që ata kanë në dispozicion.

“Do ishte shumë e thjeshtë që ne t’i kthenim përgjigjet gjithmonë 100% nga njëra anë apo 100% nga ana tjetër. Unë besoj që gjithmonë çdo gjë është e kompozuar nga shumë faktorë. Edhe në këtë rast nuk mund të bëjmë naivët edhe të themi që faktori gjeopolitik nuk është i rëndësishëm. Patjetër që faktori gjeopolitik ka një rëndësi shumë të madhe. Sidomos mbasi vjen mbas një periudhe që Bashkimi Europian duhet thënë nuk e kishte zgjerimin pjesë të prioriteteve të veta. Qartazi zgjerimi u bë pjesë e prioriteteve në momentin që ndodhi lufta në Ukrainë dhe po vazhdon të jetë pjesë e prioriteteve. Por kjo nuk do të thotë që bëhet pa merita dhe bëhet pa arritje.”

“Keni shumë të drejtë, ka mbyllur 18% për të saktë, por ne duhet të mos harrojmë që negociatat e Malit të Zi me Bashkimin Europian kanë filluar 12 vite para nesh nëse s’gabohem. Kështu që 12 vite kohë avantazh nga ana e Malit të Zi patjetër që nuk mund t’i shumëzojmë me zero sepse janë të rëndësishme. Pra 12 vite më shumë se ne kohë për të përgatitur. Thënë kjo, Bashkimi Europian vlerëson progresin dhe shpejtësinë që Shqipëria ka.

Megjithatë të mos shohim vetëm Malin e Zi, ne kemi edhe katër vende të tjera në rajon dhe në fakt unë kam qenë javën e kaluar në Bruksel dhe në Strasburg me një program të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Kam pasur dhe kolegë nga të pesta vendet e tjera dhe kemi pyetur në mënyrë të vazhdueshme edhe Komisionin Europian edhe parlamentarët edhe të gjithë stafin administrativ që është atje dhe pyetjet kanë qenë gjithmonë secili për shtetet e tyre.

Po dhe po të shihje përgjigjet që jepeshin për Maqedoninë e Veriut apo të shihje përgjigjet për Kosovën, pa shkuar te Bosnjë Hercegovina apo te rasti i Serbisë, ti e kuptoje shumë mirë që ato vende nuk janë në trenin e saktë apo në rrugën e duhur. Kurse ne jemi.

Sepse fjala që u përdor në mënyrë të vazhdueshme edhe nga drejtori i përgjithshëm që merret me pjesën e zgjerimit, ishte ‘Front Runners’ sërish për të disatën herë, pra në krye të radhës edhe për Shqipërinë edhe për Malin e Zi. Pavarësisht se duhet thënë që Mali i Zi është në një proces më të avancuar se ne. Nuk mund të bëjmë shaka apo të themi që ja kemi kaluar Malit të Zi, sepse nuk është e vërtetë”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.