🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.76 ▲0.31%
ARI 3,940 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,782 ▲ +1.21% ETH $2,289 ▲ +1.65% XRP $1.2802 ▲ +2.47% SOL $93.3800 ▲ +1.77%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.76 ▲0.31 % ARI 3,940 ▼0.74 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.76 ▲0.31 % ARI 3,940 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
04 Nën 2026
Breaking
Sporti

“Jeni si Haiti”, Turqia e Güler një telenovelë me fund të hidhur, shtypi dhe statistikat nuk e falin

Në 180 minuta lojë Turqia e Montella-s nuk ka mundur që të grumbullojë asnjë pikë madje edhe t’i gëzohet qoftë edhe një goli të vetëm. Edhe pse në letër ka dominuar me statistika si Australinë dhe Paraguajin, formacioni që eliminoi Kosovën për të kaluar në finalet e Botërorit 2026, i ka dhënë lamtumirën kompeticionit mes lotësh në Santa Clara.

Një nga të parët që mori përgjegjësitë për këto humbje ishte Arda Güler. “Kërkojmë falje, ndihemi të turpëruar. Ne të gjithë luajmë për klube elitare dhe duhet të kishim bërë më mirë. Në dy ndeshje, nuk kemi shënuar asnjë gol dhe kjo është e papranueshme”, tha lojtari i Real Madridit.

Krtike ishin edhe mediet, të cilat pas ndeshjes nuk u kursyen me titujt e zgjedhur.

“Hürriyet” shkruante: “Pa gol, pa pikë. Një lamtumirë e hidhur dhe një zhgënjim i madh!”.

“Fanatik” ishte mjaft krtike duke krahasuar ekipin e Montella-s me një përfaqësuese debutuese: “Si Haiti! Jemi eliminuar pa shënuar gol – si Haiti! Kemi të njëjtin fat të ekipit më të dobët në turne”.

“Habertürk” i referohej faktit se pas pritjes së madhe lojtarët duhet të kishin bërë diçka më shumë: “Aventura e ekipit kombëtar turk në Kupën e Botës, në pjesëmarrjen e tyre të parë në 24 vjet, ishte jetëshkurtër. Filluam plot shpresë, por tani jemi jashtë edhe pse kemi edhe një tjetër ndeshje për të luajtur”. A.V.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.