Kronika

Jep dorëheqjen kreu i AKBN, Dael Dervishi

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), Dael Dervishi jep dorëheqjen. Ai mbante postin e drejtorit që prej 30 nëntorit të vitit 2013-të dhe ishte përfaqësues i LSI.

Mësohet se Dervishi lë detyrën për arsye personale, pasi mësohet se do të largohet në SHBA për një program shkencor. Dorëheqjen e tij ai e ka paraqitur sot tek ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri.

Në periudhën 2002-2008, Z.Dervishi ka kryer një serë funksionesh drejtuese pranë shoqërisë INSIG sh.a, në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë.

Në 2009 -2012, ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Juridike në AKBN. Në 2012-2013, ka ushtruar funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministinë e Energjisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Në vitet 2008, 2009 dhe gjatë 2013, Z. Dervishi ka ushtruar profesionin e avokatit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button