“Jo në emrin tim!”, protestë paqësore në Bruksel më 4 tetor kundër dënimit të çlirimtarëve
Më 4 tetor, nga ora 14:00 deri në 16:00, në Jean Reyplein të Brukselit mbahet protestë paqësore e autorizuar zyrtarisht, kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Një protestë paqësore është paralajmëruar të mbahet më 4 tetor 2026 (e diel), në zonën evropiane të Brukselit, në Jean Reyplein, nga ora 14:00 deri në 16:00, me thirrjen “Jo në emrin tim!”.
Sipas posterit të publikuar nga organizatorët (ILIRIADA – Shoqata Shqiptare Antwerpen VZW), protesta organizohet me moton “Lufta për liri nuk është krim”, ndërsa pjesëmarrësit ftohen të bashkohen në protestën që synon të përcjellë një mesazh për paqen dhe kundërshtimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Organizatorët deklarojnë se protesta është e autorizuar zyrtarisht dhe do të shoqërohet nga Policia e Brukselit.
Kjo është protestë e veçantë nga marshimi i paralajmëruar për 10 tetor në Bruksel.
Burimi: Klan Kosova



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.