☁️
Tiranë 17°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.02 ▼3.94%
ARI 3,908 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,330 ▲ +0.12% ETH $2,301 ▲ +1.14% XRP $1.2549 ▲ +0.15% SOL $94.8100 ▼ -1.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.02 ▼3.94 % ARI 3,908 ▲0.22 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.02 ▼3.94 % ARI 3,908 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

“Ju jeni në zemër të integrimit”/Soreca: Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vijë më 4 shkurt në Tiranë

“Dialogu politik është jetik për një progres të suksesshëm, por edhe për procesin e integrimit në BE “, deklaroi sot Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadori Luigi Soreca në fjalën e tij në  Konferencën  e 16 të komisioneve parlamentare për integrimin europian të shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asoocimit të Europës Juglindore.
Soreca  u shpreh se,  “liderët e BE do të diskutojnë procesin e zgjerimit në Këshill në mars, bashkë me liderët e rajonit. Këshilli i marsit mund të sjellë rezultate pozitive. Këtë javë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi se nëse samiti i Zagrebit do të jetë i suksesshëm, BE do të bëjë detyrat e saj. Procesi i zgjerimit do të nisë bazuar në propozimet e Komisionit. Ne duhet të punojmë për angazhime dhe qeveritë në rajon duhet të punojnë”.
Duke iu drejtuar deputetëve, Soreca theksoi se, “ju si parlamentar keni rol jetik në qeverinë tuaj sa i përket zbatimit të reformave, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar. Roli i parlamenteve nuk mund të nënvlerësohet. Integrimi në BE kërkon vendosmëri politike. Ju jeni në zemër të këtij procesi, luani rol jetik. Integrimi në BE nuk është qëllim në vetvete. Ju si anëtar të parlamentit keni rol të rëndësishëm. Dialogu është jetik për një progres të suksesshëm, por edhe për procesin e integrimit në BE.
Soreca u shpreh se, “dialogu nuk është i rëndësishëm vetëm për vendin, por mes vendeve, qeverive të rajonit. Stabiliteti nuk mund të arrihet në izolim”.
Duke folur për tërmetin që preku Shqipërinë, Soreca tha se, “rajoni në nëntor u bashkua pas pasojave të tërmetit në Shqipëri. Solidariteti që kemi parë këto javë ka qenë i madh. Ju mund të besoni se BE është në anën tuaj dhe në frymën e dialogut”.
Soreca gjithashtu njoftoi se, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vijë më 4 shkurt në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.