☁️
Tiranë 17°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,981 ▼ -0.02% ETH $2,241 ▼ -0.19% XRP $1.1663 ▼ -0.49% SOL $89.6900 ▼ -0.3%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
roze

“Ka marrë fund”, mesazhi i Justin Timberlake që tronditi Britney Spears

Regjisori i videoklipeve Chris Applebaum ka zbuluar një detaj të panjohur nga ndarja e Britney Spears dhe Justin Timberlake, duke rrëfyer se këngëtarja mori mesazhin e ndarjes pikërisht gjatë xhirimeve të videoklipit “Overprotected”në vitin 2002.

Në podcastin “Hyperfixated with Joseph Shepherd”, Applebaum tregoi se Spears u mbyll në rimorkion e saj dhe refuzonte të dilte për të vazhduar xhirimet.

Kur shkoi ta takonte, ai zbuloi se artistja sapo kishte marrë një mesazh nga Timberlake, ku ai i jepte fund lidhjes së tyre.

Sipas Applebaum, ai i tha Britney se, në vend që të largohej, mund ta kthente dhimbjen në motivim.

“Dil dhe bëj një performancë aq të jashtëzakonshme, sa t’i tregosh se sapo humbi gjënë më të mirë që kishte,” kujtoi ai se i kishte thënë këngëtares.

Regjisori tha se këto fjalë e motivuan Spears, e cila u rikthye në xhirime dhe realizoi një nga performancat më të vlerësuara të karrierës së saj.

Në autobiografinë “The Woman in Me”, të publikuar në vitin 2023, Britney Spears konfirmoi se Justin Timberlake i dha fund lidhjes së tyre trevjeçare përmes një mesazhi të shkurtër me vetëm dy fjalë: “It’s over” (“Ka marrë fund”).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.