“Ka treguar papjekuri”, avokati për çështjen “Hyseni”: Të hetohet në SPAK për shpërdorim detyre
Avokati Idajet Beqiri ka kritikuar SPAK në “Real Story” për mënyrën e veprimit ndaj dosjes së Ergys Agasit dhe lidhjen me ish drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni, duke e cilësuar institucionin si “të papjekur”.
Sipas avokatit, për këtë çështje duhet të nisë një hetim brenda SPAK, ndërsa përgjegjësit, sipas tij, duhet të përballen me përgjegjësi penale.
“SPAK ka treguar që është i papjekur. Me një veprim të tillë ka vënë pikëpyetje dhe duhet të shohim kush i fut hundët në SPAK, që i ka bërë tifozë të sëmurë që rrëzojnë shtetin.
Minimumi duhet të nisë një hetim në SPAK dhe ata që e bënë këtë katrahurë duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre.
Qëndrimi i Vlora Hysenit ndaj Klodiana Lalës nuk është i gabuar, ajo e kishte shumë larg qitjen por një pjesë e medias është bërë më keq dhe po veprojnë antishtet.”



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.