Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt
Në “Top Story”, analisti Lorenc Vangjeli komentoi deklaratat e bëra nga ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, duke e cilësuar mbrojtjen e saj si të llogaritur dhe me tone që, sipas tij, synojnë të ushtrojnë presion ndaj personave me pushtet.
Vangjeli u ndal edhe te pretendimi i Hysenit lidhur me Ergys Agasin, duke e cilësuar atë si të gënjeshtërt.
“Unë parashikoj që mbrojtja e saj do të jetë arrogante, brutale. Ishte kaq e llogaritur dhe zonja Lala ishte vetëm një efekt anësor.
Ajo që ka rrjedhur nga mbrojtja e mundshme e zonjës ka qenë marrëdhënie që tentonte ta bënte bashkëpunëtor të SHISH. Pretendimi i zonjës është i gënjeshtërt.
Shantazh për njerëzit me pushtet”, tha Lorenc Vangjeli.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.