“Ka zbatuar 80 % të reformave”- Marta Kos vlerëson Shqipërinë: Do përfitojë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes! Ka shënuar përparim të madh
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka bërë të ditur se Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave të parashikuara në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke përfituar 185.6 milionë euro.
Gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes, që po mbahet në Tiranë, Kos vlerësoi ecurinë e reformave në vendet e rajonit, duke theksuar se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë shënuar përparimin më të madh.
Sipas saj, Mali i Zi ka zbatuar 84% të reformave, ndërsa Shqipëria 80%. Komisionerja theksoi se Plani i Rritjes është ndërtuar mbi parimin e rezultateve konkrete, ku përmbushja e reformave shoqërohet me mbështetje financiare për vendet përfituese.
Duke folur për vendet e tjera të rajonit, Kos u shpreh se Kosova ka një mundësi të re për të rifokusuar përpjekjet drejt Bashkimit Evropian, ndërsa Bosnjë-Hercegovina duhet ende të ratifikojë marrëveshjet e nevojshme.
“Të gjithë së bashku për pak do të hyjmë në vitin e fundit të periudhë 4 vjeçare të zbatimit për planin e rritjes nga e cila përfitojnë qytetarët dhe ekonomitë tuaja. Tre shtete kanë bërë përparim të mirë për reformat. Këto rezultate të ndryshme janë pasqyruar dhe në njoftime që ka bërë presidentja Von der Leyen. Mali i Zi ka vënë në zbatim 84 %, të reformave. Shqipëria ka vënë në zbatim 80 % të reformave. Ky plan i rritjes kishte për synim rezultatet dhe kur të arriheshin këto rezultate të ofroheshin fonde të tjera. Ju e keni merituar me anën e përpjekjeve të reformave që keni bërë. Në Kosovë qeveria është një mundësi për të pasur një fokus të ri drejt BE dhe duhet të flasim se si mund të çojmë më tej këtë proces. Bosnja dhe Hercegovina duhet ende të ratifikojnë marrëveshjet e duhura”, tha ajo.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.