Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 96.09 ▲2.49%
ARI 4,486 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,048 ▼ -3.97% ETH $1,880 ▼ -5.03% XRP $1.2431 ▼ -1.65% SOL $75.0300 ▼ -5.64%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.09 ▲2.49 % ARI 4,486 ▼0.76 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.09 ▲2.49 % ARI 4,486 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kosova

Kabashi-Ramaj: Problemi për presidentin është Kurti dhe qasja e Vetëvendosjes

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka hedhur kritika të ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i bërë ata përgjegjës për bllokadën në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka hedhur kritika të ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i bërë ata përgjegjës për bllokadën në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Në FIVE në TV Dukagjini, ajo tha se narrativa për “fajin” është krijuar nga Vetëvendosje për të shmangur thelbin e problemit.

” Çështja e fajit është narrativë e Vetëvendosjes dhe kryeministrit Kurti. Sepse ideja është nëse flasim për fajin, nuk flasim për problemin. Problemi është kryekëput kryeministri Kurti dhe Vetëvendosja. Dhe qasja e tyre ndaj mënyrës si udhëhiqet shteti, nuk është PDK-ja. PDK-ja historikisht e ka dëshmuar që midis interesit kombëtar dhe partiak gjithmonë e ka vendosur interesin kombëtar, interesin shtetëror. Është e dëshmuar…”, ka thënë ajo.

“Rreth 50 seanca janë mbajtur duke provuar më zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe VV-ja në asnjë moment nuk ka pranuar asnjë lloj kompromisi, që është fjala më normale në demokraci. Sot është duke ofruar kryetarin e Kuvendit. Dmth nuk ata nuk kanë konsistence, ideja është ta bllokojnë institucionet. Me marrë në kontroll shtetin, komplet në kontroll. Krejt pozitat e rëndësishme me i marrë në kontroll…

Sa i përket demokracisë tha qysh me ia dhënë unë presidenten, kur populli nuk ua ka dhënë. Më fal,e dhe aty duhet me rilexu, çka është koncepti i demokracisë. 80 vota nuk ia kanë qytetarët as atij. Prandaj, pozitat e rëndësishme shtetërore zgjedhën me kompromis, qysh kanë ndodhur në të kaluarën…

Kjo nuk është demokraci, ky është një udhëheqës autokratik, për të cilin shpresoj qytetarët do ta kuptojnë sa më shpejt se sa dëm është duke i bërë vendit. Edhe që Kosova ka nevojë për liderë që me të vërtetë e respektojnë procesin demokratik. Është e pamundur që një parti me i pas zgjedhjet me të mira për vendin, këta të tjerët nuk dinë asgjë”, ka shtuar deputetja e PDK-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.